BE del hapur kundër SHBA-ve për çështjen e Iranit
SHBA po konsumon përplasje politike me disa vende gjatë presidencës Trump. Më e fundit është ajo me Bashkimin Europian për çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Moghrenini theksoi se Republika Islamike "po i përmbahet kushteve" të marrëveshjes së nënshkruar mes saj dhe fuqive të mëdha në 2015.
Në një deklarate në selinë e Kombeve të Bashkuara Mogherini këmbënguli se nuk kishte parë ndonjë "nevojë për të rinegociuar një pjesë të marrëveshjes". Ajo theksoi se çdo çështje e pazgjidhur që nuk mbulohet nga marrëveshja duhet të zgjidhet në forume të tjera. Sipas shefes së diplomacisë europiane, duhet bërë çdo përpjekje për të garantuar që marrëveshja të mbetet në fuqi.
Nga ana e tij presidenti francez Emmanuel Macron siguroi se nuk e ka braktisur përpjekjen e tij për të bindur Presidentin e SHBA Donald Trump për të ndryshuar pikëpamjen e tij mbi marrëveshjen e vitit 2015 për programin bërthamor të Iranit.
Më herët sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se kishte një diskutim të parë "të dobishëm" dhe "konkret" me homologun e tij iranian, Mohammad Djavad Zarif, por përsëriti se Uashingtoni ka një "problem të madh" me marrëveshjen ndërkombëtare mbi programin bërthamor iranian. Sipas tij do të jetë presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili pritet të vendosë nga mesi i tetorit për pajtueshmërinë me marrëveshjen e vitit 2015
Add new comment