Përplasje BE-SHBA për sanksionet ndaj Iranit

Postuar në 26 Shtator, 2017 11:20

Lëvizjet e SHBA-së në raport me Iranin dhe tërheqja e saj nga marrëveshja bërthamore, po porvokojnë ndarje të vërteta me Europën. Amabasadori I Bashkimit Europian në Ëashington, David O’Sullivan deklaroi se nëse “SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe riaplikon sanksione që shënjestrojnë jo vetëm Iranin, por edhe vendet që bëjnë biznes me Iranin, BE-ja mund të përfitojë nga një statut i mesit të viteve ’90 që mbron kompanitë europiane nga penalizimi nga sanksionet”. O’Sullivan i bëri këto deklarata gjatë fjalës në Atlantic Center ku ndodhej bashkë ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Sjellja e SHBA-së po dëmton shumëkënd, pasi SHBA nuk ka interesa tregëtare në Iran, ndërkohë që për realizimin e marrëveshjes bërthamore të kërkuar prej saj, bashkëpunuan BE-ja, Rusia dhe Kina. Me disa ndryshime ligjore të kaluara në Kongresin amerikan në vitin 2015, presidenti ka të drejtë të certifikojë çdo 90 ditë legjislacionin dhe aktet e tjera. Për marrëveshjen në fjalë, Trump ka të drejtë të shprehet nëse heqja e sanksioneve ndaj Iranit është apo jo jetike për sigurinë e kombëtare të SHBA-së.

http://www.huffingtonpost.com/entry/europe-iran-sanctions-nuclear-deal_u...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.