Manjani
Manjani i LSI-së: Jemi gati të kapim peshqit e mëdhenj, kam kuptuar që BE do na japë rekomandim për statusin
LSI ka marrë në dorë frenat e reformës në drejtësi qëkurse Ilir Meta me gjuhën e shantazhit dhe bixhozxhiut politik mori dafinat e kompromisit. Në vazhdën e kësaj filozofie ministri i LSI-së, Ylli Manjani jep garanci se rrjeta e reformës në drejtësi do kapë peshqit e mëdhenj që duhet të bëhen kurban për rekomandimin e statusit nga Komisioni Europian.
Largimi i biznesmenit libanez, Mitri, Manjani: Kërkesë për shkarkim gjyqtares Qeleshi, shkarkim Avokates së Shtetit në Durrës
Ministri i Drejtësië, Ylli Manjani ka deklaruar sot marrjen e disa masave që kanë të bëjnë me çështjen e biznesmenit libanez ë krye të kompanisë Omnix. Manjani ka akuzuar Avokaturën e Shtetit, gjyqtaren Joana Qeleshi si dhe ka bërë të ditur masat dhe nismat që do të merren. Më poshtë deklarata e ministrit që mund të cilësohet reagimi i parë nga qeveria për të bërë diçka konkrete rreth një problemi që solli largimin e biznesmenit Faadi Mitri.
Nis dixhitalizimi i pasurisë së shqiptarëve. LSI angazhon 250 specialistë, Manjani premton kartela të freskëta të pronësisë
LSI ka marrë në dorë projektin për dixhitalizimin e pasurisë në hipoteka. Projekti është financuar dhe po zhvillohet tërësisht nga Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe për zbatimin e tij janë përfshirë rreth 200 deri 250 specialistë.
Ministri Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ishte sot i pranishëm në ceremoninë e nisjes se fazës së parë të procesit tha se ky është vetëm fillimi i një projekti shumë të madh që mundëson shmangien e mbivendosjes së emrave.
Enigma e një kërkese të PD-së
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pjesë e grupit negociator të mandatuar nga tryeza e kryetarëve të partive, ka dhënë këtë prononcim pas mbledhjes së sotme.
Z. Manjani a keni një produkt nga komisioni negociator përsa i përketreformës në drejtësi pasi z. Xhafaj ka thënë që nuk ka një finalizim të njëmarrëveshje të negociatorëve dhe a është rënë dakord që përveçse dyinstitucionet të jenë edhe dy të tjerat sipas vetingut?
“Banditizëm nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kritikuar sot praktikat e zvarritjes që janë konsoliduar në dhënien e shërbimeve nga hipotekat dhe noterët. Kritikat Manjani i ka bërë gjatë mbledhjes së përvitshme me Agjencinë e Kompensimit të Pronave, Hipotekat e Noterët, duke cilësuar se qytetarët në çdo rast duhet të shërbehen me një përgjigje. Tepër kritik ka qenë Manjani, në mos akuzues me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila nuk kthen asnjë përgjigje edhe për pronar të verifikuar me vendime gjykate.
Shkarkohet “Keli”, drejtori i Transporteve të LSI-së. Manjani: Të mbajë përgjegjësi personale
I takoi ministrit të LSI-së Ylli Manjani të japë lajmin e shkarkimit të Drejtorit të Transportit të Sarandës, Klemend Balili. Në një dalje rastësore për mediat Manjani tha se ishte në dijeni të hetimeve dhe se sot kishte mësuar për shkarkimin e Drejtorit të rrugëve në Sarandë. Sipas tij, gjithkush ka mbi kokë shpatullat e veta dhe duhet të mbajë përgjegjësi personale, pasi LSI nuk pengon asnjë të korruptuar të shkojë në burg. “Cilido person, “i fortë“, Ministër, zyrtar, çfarëdo qoftë, nëse ka shkelur ligjin duhet të jetë prapa hekurave. Askush nuk ka mbrojtje nga politika!
LSI-ja, tani interlokutor me investitorët e huaj. Ministri i Drejtësisë: Kemi strategjinë e Letrës së Bardhë. Biznesi do të shkruajë ligjin që do
LSI-ja më pranë biznesit dhe në mbrojtje të interesit publik. Pasi ndërmori pak kohë më parë iniciativë ligjore për ndryshimin në ligjin e koncesioneve, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dalë sot me një tjetër propozim që dublon qëndrimet brenda qeverisë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka deklaruar në fjalën e tij gjatë punimeve të tryezës me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, se këtej e tutje do të ndqiet strategjie e letrës së bardhë.
D. Gjiknurit nuk i ecin konçesionet. Manjani i kthen mbrapsht konçesionin e ndriçimit të Duranës, bashkë me një leksion të vockël në planin juridik
Konçesionet e iniciuara nga ministria e Damian Gjiknurit, ajo e Energjetikës, duket se nuk kanë “këmbën e mbarë”. Kjo edhe sepse aleati në qeverisje, Lëvizja Socialiste për Integrim, është kujtuar së fundmi që të “fusë në shina” ligjore konçesionet e qeverisë “Rama”, qoftë përmes iniciativave ligjore, qoftë përmes interpretimit të legjislacionit në fuqi.