Manjani i LSI-së: Jemi gati të kapim peshqit e mëdhenj, kam kuptuar që BE do na japë rekomandim për statusin
LSI ka marrë në dorë frenat e reformës në drejtësi qëkurse Ilir Meta me gjuhën e shantazhit dhe bixhozxhiut politik mori dafinat e kompromisit. Në vazhdën e kësaj filozofie ministri i LSI-së, Ylli Manjani jep garanci se rrjeta e reformës në drejtësi do kapë peshqit e mëdhenj që duhet të bëhen kurban për rekomandimin e statusit nga Komisioni Europian.
"Jemi gati të kapim çdo lloj peshku. Sa më i madh që më mirë është, por që të kapësh peshq të mëdhenj duhet anija e duhur. Anija e duhur janë ligjet që presim të miratojmë që janë praktikisht gjashtë të dytat në datën 6 tetor, pasi ligjin e vetingut e kemi bërë dhe deri në fund të vitit do kemi mbaruar gjithë pjesën e legjislacionit që bën Kushtetutën të zbatueshme. Paralelisht do ngrihen edhe institucionet e reja kushtetuese, që janë ndërtuar me një frymë konsensuale. Ne jemi duke ndërtuar anijen që mundëson kapjen e peshqve të mëdhenj dhe çdo peshku që turbullon ujërat e pastra të Republikës së Shqipërisë"-deklaroi Manjani.
Këto deklarata ministri i Drejtësisë i bëri nga Brukseli ku u takua me komisioeren europiane për drejtësinë dhe barazinë gjinore, Vera Jurova me të cilën ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Bashkimit Europian me praktikat më të mira për drejtësinë penale.
Comments
te fala shefit
S'po ngelet njeri pa tall bothen me shqiptaret.
Add new comment