LSI-ja, tani interlokutor me investitorët e huaj. Ministri i Drejtësisë: Kemi strategjinë e Letrës së Bardhë. Biznesi do të shkruajë ligjin që do
LSI-ja më pranë biznesit dhe në mbrojtje të interesit publik. Pasi ndërmori pak kohë më parë iniciativë ligjore për ndryshimin në ligjin e koncesioneve, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dalë sot me një tjetër propozim që dublon qëndrimet brenda qeverisë. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka deklaruar në fjalën e tij gjatë punimeve të tryezës me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, se këtej e tutje do të ndqiet strategjie e letrës së bardhë. “Që në ditët e para të punës sime si ministër ngrita pyetjen se si mund ta përmirësojmë punën e gjykatës administrative, e vetmja gjykatë që vlerëson vendimet e qeverisë. Për disa arsye organizative rezultoi se ajo nuk ka punuar siç duhet. Urojmë që me disa ndërhyrje të ketë përmirësim të punës. Ky është një aspekt që nuk është një detyrë e thjeshtë. Strategjia jonë për të përmirësuar bazën ligjvënëse, korpusin në favor të biznesit është letra e bardhë. Në këtë letër bizneset duhet të shkruajnë ligjin që i vjen komod. Strategjia e letrës së bardhë” vjen natyrshëm, pasi biznesi nuk ka nevojë për fjalë apo deklarata mediatike, as për politikë, por ka nevojë për ligje të thjeshta e reagim të shpejtë. Ju jemi mirënjohës për kontributin që na keni dhënë. Kjo strategji realizohet përmes asosacioneve të biznesit, të cilat do të dëgjohen për të gjitha kërkesat që ka”, tha Manjani.
Kjo është ndoshta e vetmja përgjigje që investitorët e huaj marrin nga përfaqësues të qeverisë për shqetësimet serioze që kanë ngritur. Një nga këto ka qenë p.sh edhe ligji i ri i ndërmarrë nga qeveria – pjesa socialiste ndoshta – i Dhomave të Tregëtisë, bashkimit të tyre dhe anëtarësimit të detyrueshëm në to. Së fundmi ministri i Financave ka deklaruar se për vitinn 2016 nuk do të ketë rritje taksash, por vetëm thjeshim procedurash, por vështirë se kjo “kthesë” të reflektohet shpejt në klimën e përgjithshme. Dhoma Gjermane e Tregëtisë ishte shumë kritike para disa javësh kur fliste hapur për korrupsion. Ndaj ky qëndrim i Manjanit është më e saktë të shihet në planin politik të dualitetit PS-LSI në qeveri, sesa në funksion të ndonjë strategjie reale për binznesin.
Add new comment