Manjani
"Administratori i vitit" drejton një superkatastrofë"(video)
Publikisht OSHEE i është përcjellë publikut si një histori suksesi, por gjithmonë ka dy të vërteta për punët e qeverisjes, ajo që i thuhet publikut dhe ajo që pasqyron bilancin e vërtetë të të ashtuquajturave reforma. Këtë zyrtarët e thonë jashtë kamerave siç është rasti i zotit Manjani në emisionin "Opinion" gjatë kohës televizive off record. Vlerësimi për OSHEE-në, thjesht është superkatastrofë. Më interesante, me bujë dhe me tangërllik qeveritar, Çela i OSHEE-së u shpall edhe Administratori i Vitit nga Kryeministri.
Rezistenca e fundit e LSI-së "e më the e të thashë"
Lëvizja Socialiste për Integrim ka një diskurs të vetin sa i takon reformës në drejtësi dhe ndryshe nga protagonizmi që ka treguar në mbështetje të fasonëve apo prodhuesve të birrës në çështjen e reformës në drejtësi ka lënë përshtypjen e një "mishi të huaj".
Manjani: Nuk bëj dot gjë për drejtësinë, por do jem i rreptë me punonjësit e ministrisë
Ylli Manjani ka bërë sot publik urdhërin e tij të parë të cilin e ka konsideruar një nismë të drejtëpërdrejtë antikorrupsion. Ai tha se për drejtësinë vendos dikush tjetër dhe se ajo që kanë në dorë është respektimi i afatave për letër këmbimet ligjore mes Ministrisë së Drejtëisë, institucioneve në varësi të saj dhe qytetarëve, duke bërë një paralajmërim në këtë mënyrë për punonjësit e ministrisë.
Ylli i turpit ose disperatemente Rama
“Kryeministri Edi Rama u takua me zotin Ylli Manjani me të cilin bisedoi për reformën në drejtësi...”. Kjo ndoshta është fjalia më poshtëruese që Rama ka qenë i detyruar të nxjerrë në publik që pas marrëveshjes së 1 prillit me Ilir Metën. Ky i fundit është treguar i pamëshirshëm, duke mos u mjaftuar me demonstrimin e forcës, por duke shkuar deri në poshtërim të aleatit- armik. Emërimi i Ylli Manjanit ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë ishte një shuplakë e nxehtë në fytyrën e lodhur të Edi Ramës.
Manjani: “Viktimizimi” i DIA-s përpara arbitrazhit dëmton shtetin
Sipas LSI “viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin. Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani tha se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar. Sipas tij disa njerëz për interesa personale nxjerrin DIA-n si kompani të viktimizuar nga shteti në mënyrë që ajo të fitojë gjyqin prej 135 milion euro në gjykatë.
Shënim: I shantazhuar dhe pa kurajo
Ilir Meta duket se i mbijetoi stuhisë politike që u ngrit kundër tij në lidhje me çështjen CEZ. Deklarimet e sotme të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe Bashkim Finos, se koalicioni është solid, i kanë dhënë fund rolit prej spektatori që mbajti Edi Rama në këtë histori, duke shënuar në mos një tërheqje, distancimin nga presioni kundër aleatit të tij.
Ndodhi: LSI-ja në sulm për aferën CEZ
Ndodh edhe kështu. Lëvizja Socialiste për Integrim është hedhur në sulm për aferën CEZ. E vënë për disa javë me shpatulla për muri, pikërisht pse kryetari i saj, Ilir Meta, akuzohej si i përfshirë në aferat e mbledhjes së borxheve përmes kompanisë DIA, së fundmi, LSI ka dalë në vijën e parë të propozimit të disa zgjidhjeve për këtë çështje.