Rezistenca e fundit e LSI-së "e më the e të thashë"

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 10:22

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një diskurs të vetin sa i takon reformës në drejtësi dhe ndryshe nga protagonizmi që ka treguar në mbështetje të fasonëve apo prodhuesve të birrës në çështjen e reformës në drejtësi ka lënë përshtypjen e një "mishi të huaj".

Pavarësisht se është forca që ka postin e Ministrit të Drejtësisë, partia e Ilir Metës po luan një rol të dorës së fundit në këtë histori për arsye të rrethanave qe janë krijuar. LSI po e thotë fjalën e vet dhe qëndrimin që ka për një proces që po udhëhiqet nga amerikanët dhe prezenca e BE-së në Tiranë. Në deklaratën e djeshme të Petrit Vasilit ku përshëndeteshin rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk kishte asnjë rresht për asistencën që po jep ambasada amerikane dhe Bashkimi Europian në këtë drejtim dhe kjo nuk është e rastësishme. Reformën në drejtësi ajo e sheh si një goditje të LSI-së dhe përmes zërave afër saj ka atakuar ndërkombëtarët.

Andi Bejtja, analist pranë LSI-së ka kërkuar largimin e ambasadores Vlahutin nga Shqipëria pasi sipas tij ajo ka bërë lojën e Ramës. “Kuptohet, e ka disi të vështirë ta veshë ambasadorja Vllahutin, e cila ishte shprehur se reforma në drejtësi mund të bëhej dhe pa konsensusin e gjerë opozitar…Nuk ka problem, ka kohë për ta veshur dhe për të, por duhet të heqë bluzën e Ramës që ka poshtë. Ose, po nuk ia bëri zemra, le të përgatisë dhe një letër dorëheqjeje, se në fakt nuk është serioze që ajo me qëndrimet e saj të jetë në Kinë dhe Komisioni i Venecias të qëndrojë në BE, flamurin e të cilit ajo përfaqëson“, shkruan Bejtja. Edhe takimet e Donald Lu me Berishën dhe Bashën janë një sinjal i ndarjes mes PS dhe LSI-së për këtë ccështje.

Së fundmi ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se thelbi i reformës nuk janë ndryshimet kushtetuese, pra ajo që po bëjnë amerikanët dhe BE, por liberalizimi i magjistraturës sipas modelit irlandez. Në një intervistë me gazetën Dita, Manjani thotë se reforma e vërtetë në drejtësi ende nuk ka filluar, për sa kohë që po diskutohet vetëm për ndryshime kushtetuese dhe jo direkt për menaxhimin e gjykatave. “Ne kemi efektivisht 2.5 milionë banorë në territor dhe kemi 360 gjykatës dhe duam prapë! Më falni, por këtu nuk ka keqmenaxhim. Ky është kolaps. Kjo vjen për shumë arsye. Kjo është reforma e vërtetë, nuk është Kushtetuta, e më the të thashë"-thekson Manjani.

Me shumë interes pritet qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike në këtë drejtim nisur dhe nga interesat e saj politike dhe jo vetëm që në shumë pika përputhen me ato të Ilir Metës.

Comments

Submitted by Gjeto Basho MUJI (not verified) on

Me ne fund, paska gjetur pune Andi Bejtja ? Asnjehere ky si qenie e gjalle, nuk k bere gazetarin. Gjithmone ai ka bere kritizerin, ne mungese te aftesise profesionale.
Te pakten, ka gjetur mundesi per te ngrene buke si miu, neper kanale, vrima e tunele.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.