ambasadori Lu
Rrëfehet Llalla, zbardh shantazhin e Lu për Bankers, vë nën hetim kryeministrin
Adriatik Llalla ka zbardhur përplasjet me ambasadorit amerikan dhe në një farë mënyre ka bërë publik edhe hapin e radhës, në kuadër të luftës politike që qëndron pas kësaj përplasje.
Më poshtë një pjesë e argumenteve të Llallës për marrëdhënien me ambasadorin amerikan, shantazhet e pretenduara nga Bankers dhe hetimet për serverin e ILDKPI:
A mund të kenë turp këta? SHBA i urdhëron të firmosin draftin e reformës në drejtësi
Ambasadori amerikan foli sot me një gjuhë të drejtëpërdrejtë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, duke i treguar edhe kulaçin edhe kërbaçin klasës sonë politike. I zhveshur nga gjuha diplomatike ambasadori amerikan kërkoi të prekë ndjenjat qytetare të palëve politike, duke u thënë se zvarritja e miratimit të reformës po i bën me turp. Nga ana tjetër, të dyja palëve iu bë e qartë se afati ka skaduar dhe tashmë duhet të shkojnë si çeçua të hedhin firmën në draftin e reformës në drejtësi.
Rezistenca e fundit e LSI-së "e më the e të thashë"
Lëvizja Socialiste për Integrim ka një diskurs të vetin sa i takon reformës në drejtësi dhe ndryshe nga protagonizmi që ka treguar në mbështetje të fasonëve apo prodhuesve të birrës në çështjen e reformës në drejtësi ka lënë përshtypjen e një "mishi të huaj".
Tahiri-Donald Lu, tjetër takim në Ministrinë e Brendshme. A po flitet për Byronë e Hetimit?
Ndërsa emri i tij është “rrethuar me të kuq” mes ministrave të përfolur për t’u larguar nga detyra, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu është duke zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në ambientet e Ministrisë. Takimi ka nisur rreth orës 15:20 dhe burime nga ministria thonë se, është duke u diskutuar drafti për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo sepse në takim mësohet se ka përfaqësues edhe nga FBI-ja. Kohët e fundit ky mund të numërohet si takimi i tretë mes ambasadorit dhe ministrit Tahiri.
Në një rang me Edit Durham, Valentinin dhe Fultz
Ndriçim Kulla, botues dhe ndihmës i Presidentit të Republikës, shkruan sot në gazetën “Mapo” për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Kulla është shfaqet i entuziazmuar nga fakti se Lu e mësoi gjuhën shqipe, përpara se të vinte në Shqipëri, se ai di të flasë në mënyrë diplomatike, por edhe të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë. Pra z. Lu, di të komunikojë me qytetarët, duke përcjellë mesazhe të qarta, e që nuk mund të interpretohen nga politika.
Mallkimet në kor për Edi Ramën dhe një letër e hapur nga Andi Bejtja
“Ka shumë punonjës në “Agon”, që, bashkë me familjarët e tyre, pas shumë muajve pa rrogë, e sidomos pas pengesave të njëpasnjëshme për të mos I lënë të marrin rrogën, janë dorëzuar në një farë mënyre, e kanë filluar korin e mallkimeve ndaj pushtetit dhe ndaj Kryeministrit personalisht. Unë nuk jam lodhur akoma, sepse nuk besoj vetëm në Zot.”