Mallkimet në kor për Edi Ramën dhe një letër e hapur nga Andi Bejtja
“Ka shumë punonjës në “Agon”, që, bashkë me familjarët e tyre, pas shumë muajve pa rrogë, e sidomos pas pengesave të njëpasnjëshme për të mos I lënë të marrin rrogën, janë dorëzuar në një farë mënyre, e kanë filluar korin e mallkimeve ndaj pushtetit dhe ndaj Kryeministrit personalisht. Unë nuk jam lodhur akoma, sepse nuk besoj vetëm në Zot.”
Kështu e mbyll letrën drejtuar ambasadorit amerikan Donald Lu, drejtori editorial I Agon Channel Andi Bejtja, i cili kërkon ndihmën e selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Tiranë për të ndalur sulmin që sipas tij kryeministri Rama ka ndërmarrë ndaj këtij televizioni dhe punonjësve të tij.
“Duke mos u mjaftuar vetëm me embargon financiare që i bëhet çdo ditë medies ku janë të punësuar qindra njerëz, e që rezulton në muaj e muaj pune në kushtet e presionit ekonomik dhe psikologjik të këtyre familjeve, makineria e strukturave kundër fjalës së lirë vijon edhe me shkeljen e çdo ligji, qoftë edhe ai ii lëvizjes së lirë të njerëzve. Së fundmi, pajisja e çdo pike kufitare shqiptare, përmes urdhrave verbalë, me emrat dhe të dhënat e të gjithë punonjësve të Agon Channelit, si të ishin celula terroriste apo kriminelë në kërkim, vetëm për të shtuar presionin psikologjik ndaj nesh, përbën rastin e fundit flagrant të sjelljes së kësaj qeverisjeje ndaj fjalës së lire”-shkruan Bejtja.
Drejtori Editorial i Agon Channel i kujton ambasadorit Lu se kryeministri Rama është një nga oligarkët e rinj të Shqipërisë, që vepron sipas mentalitetit të tij. “Shikojeni “Çështjen Agon”, si një pasqyrë ku duket qartë mentaliteti I Kryeministrit, nga i cili prisni dekriminalizimin dhe reformën në gjyqësor: shikojeni mirë si pasqyrë, se do të kuptoni si funksionon shteti shqiptar; shikojeni mirë si pasqyrë, se do njihni jo vetëm ‘kriminelët’ që doni t’i dekriminalizoni, por edhe oligarkët e vërtetë, që rrezikojnë fatin e Shqipërisë”-thekson Bejtja.
Ai kërkon nga ambasada amerikane që të mos bëhet palë me oligarkinë e pushtetit. “Heshtja juaj për çfarëdo arsye, më lejoni të guxoj ta them, do të tingëllonte si një aleancë e heshtur me oligarkinë, me atë oligarki për të cilën sekretari Kerry pak muaj më parë tha se është rreziku kryesor në Ballkan”-përfundon Bejtja.
l.m
Comments
bexheti ishte piramid, ju
bexheti ishte piramid, ju futi bokllen ,tani i kerkoni shtetit lek....cuna te mire jeni lek ska.11
Bexheti edhe mund te ishte
Bexheti edhe mund te ishte piramide po kurrsesi jo aq sa Top-i apo akoma me keq, Klani!
Add new comment