Llalla

Reforma në drejtësi/TV Klan raporton se “socialistët janë të hapur për diskutime rreth mandatit të Adriatik Llallës”

Postuar në 15 Prill, 2016 17:29

Vizita e kryeministri shqiptar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, ka shërbyer si bilbili i arbitrit për të rinisur pa asnjë vonesë punën për reformën në drejtësi. Dhe deputetët e PD-së, pa shumë zhurmë iu drejtuan Parlamentit me të cilin deklaronin marrëdhënie të kushtëzuar. Njësoj sjellja e socialistëve, që shumë shpejt u shfaqën njerëz konsensualë dhe me mirëdashje ndaj shqetësimeve të opozitës. Konsensusi duket se ka ecur më tej në Komisionin e Posaçëm Parlamentar teksa ka hapur rrugën për negocime të tjera.

Vetëm konkurset ishin mangët nga Prokuroria e Adriatik Llallës

Postuar në 09 Prill, 2016 17:26

Gazeta “Dita” raporton për dyshimet që janë ngritur për trukim në konkursin e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme për tre prokurorë të rinj. Shkruan gazeta në fjalë: “Prokuroria e Përgjithshme ka zgjedhur sot si fitues të testit për 3 prokurorë në Shkodër, Vlorë dhe Pogradec, ish-drejtorin e SHKB–së së policisë Astrit Halilaj, oficerin Erion Pustina dhe Anton Pali. Ditën e provimit mësohet se ka pas debate mes dy kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit, në lidhje me sekretimin e tezave. Por pavarësisht ankesave ato nuk janë marë parasysh.

Dyshime se Llalla nuk justifikon pasurinë, ILDKP nis hetimet

Postuar në 01 Prill, 2016 18:11

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Burimet i thanë "ABC News" se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.

Llalla në konfuzion me ligjin e armëmbajtjes pa leje

Postuar në 27 Mars, 2016 16:08

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka dërguar një shkresë qeverisë shqiptare ku i kërkon që të ndërhyjë dhe të ndryshojë ligjin e ri për armëmbajtjen pa leje. Bëhet fjalë për Nenin 278, kur ndër të tjera thuhet se kjo vepër penale dënohet nga 5 deri në 15 vjet burg, por në dokument është shkruar 50 vjet. Kjo është diçka e paprecedentë. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa dënime të rënda për armëmbajtje, duke krijuar një konfuzion në zbatimin e këtij ligji në praktikë.

Update/Prapë huq Rama, FBI-ja shqiptare në varësi të Prokurorisë Speciale

Postuar në 23 Mars, 2016 13:10

Komisioni i posaçëm për reformën në Drejtësi ka hartuar një draft të pëlqyer si nga maxhoranca dhe nga opozita për të vendosur Byronë Kombëtare të Hetimit në varësi të Prokurorisë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, është arritur marrëveshja, për Njësinë Antikorrupsion që do të luajë rolin e FBI-së. Në këtë mënyrë Partia Socialiste tërhiqet nga drafti i ardhur nga Qeveria, sipas të cilit Byroja Kombëtare e Hetimit do të ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Llalla merr në dorë dekriminalizimin: Arrestimet e politikanëve do varen nga hetimet

Postuar në 18 Mars, 2016 11:51

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rikonfirmuar edhe njëherë nga Elbasani se procesi i dekriminalizimit të sferave më të larta të shtetit shqiptar do të vazhdojë. I pyetur nëse do të ketë emra konkretë politikanësh, pushtetarësh, apo deputetësh ai u përgjigj. "Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve". Lalla u shpreh se ndryshimet u bënë në ato prokurori ku u konstatuan problematika dhe se prokurorët e larguar ishin koshientë ndaj dhe dhanë dorëheqjen.

Prokuroria do të verifikojë lejen e ndërtimit te Parku i Liqenit

Postuar në 22 Shkurt, 2016 16:34

Protesta që po zhvillohet për ndërtimin te Parku i Liqenit ka nga pas edhe një kallëzim të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë së Tiranës adresonte shqetësimin se për ndërtimin nuk ka një leje të saktë, nuk ka as projekt të miratuar. Sot nga Lushnja, ku ndodhej me rastin e prezantimit të drejtuesit të ri të prokurorisë, Llalla, ka bërë këtë deklaratë: “Prokuroria e Tiranës do të vazhdojë verifikimet, në varësi të rezultateve do të vendosin mbase për përfundimin e hetimeve”.

Llalla nuk zhgënjen, kërkon drejtimin e Byrosë së Hetimit

Postuar në 19 Shkurt, 2016 12:12

Në analizën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehu rezerva për projektligjin e miratuar nga qeveria. Këto rezerva – sqaroi ai – janë të njëjta me ato të Unionit të Prokurorëve që shprehej kundër vartësisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Ministri i Brendshëm dhe kundër atashimit të kësaj strukture në Policinë e Shtetit.

Rama: “Reforma në drejtësi kushtëzon koalicionin me LSI-në”. Replikon Llalla: “Korrupsion ka edhe në shëndetësi dhe arsim”

Postuar në 16 Shkurt, 2016 17:54

Kryeministri Edi Rama, deklaroi një ditë më parë në intervistën me Rudina Xhungën se reforma në drejtësi, kushtëzon koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Me LSI jemi koalicion dhe kemi debate, kemi shumë gjëra që na dallojnë, se përndryshe do të ishim një parti. Në këtë koalicion nuk ka pasur asnjë pengesë për reformat e thella që kemi ndërmarrë. Nëse nuk miratojmë Reformën në Drejtësi ne ndahemi menjëherë me LSI-në”, u shpreh Rama.

Kush po e tund Llallën?

Postuar në 08 Shkurt, 2016 18:41

Adriatik Llalla ndërron mendje për antikorrupsionin. Nëse një muaj më parë ai e shkriu Njësinë Antikorrupsion me argumentimin se prokurorëve u kishte mbaruar mandati dhe se “nuk ka patur ngarkesë në punë”, sot ai ka kthyer timonin në të kundërt. Raportohet se 8 prokurorë do të transferohen në këtë, mes tyre edhe Ramadan Troci, që do të drejtojë njësinë në fjalë(http://www.syri.net/2016/02/08/kryeprokurori-llalla-rikthen-njesine-anti...).

Pages

Subscribe to RSS - Llalla