Reforma në drejtësi/TV Klan raporton se “socialistët janë të hapur për diskutime rreth mandatit të Adriatik Llallës”

Postuar në 15 Prill, 2016 17:29

Vizita e kryeministri shqiptar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, ka shërbyer si bilbili i arbitrit për të rinisur pa asnjë vonesë punën për reformën në drejtësi. Dhe deputetët e PD-së, pa shumë zhurmë iu drejtuan Parlamentit me të cilin deklaronin marrëdhënie të kushtëzuar. Njësoj sjellja e socialistëve, që shumë shpejt u shfaqën njerëz konsensualë dhe me mirëdashje ndaj shqetësimeve të opozitës. Konsensusi duket se ka ecur më tej në Komisionin e Posaçëm Parlamentar teksa ka hapur rrugën për negocime të tjera.

“Tv Klan” raporton se “në tryezën me dyer të mbyllura, mësohet se socialistët i kanë qëndruar idesë për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të KLD -së, ndërsa janë shprehur të hapur për diskutime rreth mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm”. “Për këtë çështje, si dhe atë të verifikimit të anëtarëve nga radhët e drejtësisë është rënë dakort që të diskutohet në një fazë tjetër të procesit”, informon televizioni në fjalë.

Prokuroria do të thotë hetimi dhe hetimi në një organ të centralizuar si Prokuroria shqiptare varet shumë nga integritetit i drejtuesit, që në rastin në fjalë është Adriatik Llalla. Të cilit me sa duket “i ka mbaruar ujët e gamiljes” sa për të përdorur një shprehje nga një film i njohur shqiptar.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Nje ore e me pare, te pastrohet drejtesia nga ky kryeprokuror dhe te gjithe prokuroret e prokurorise se pergjithshme dhe te gjithe kryeprokuroret e rretheve, si dhe nga te gjithe KLD, nga e gjithe gjykata e Larte, nga e gjithe gjykata Kushtetuese, dhe te gjithe kryetaret e gjykatave te rretheve. Pavaresisht kohes se emerimit. Te gjithe jane produkt i KUPOLES MAFIOZE te SALI BERISHES.
Keto gjera, duhet t'i dije mire, ambasada e USA ne vendin tone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.