komisioni i reformes ne drejtesi

Reforma në drejtësi, Komisioni i Reformës vendos uljen e pagave për magjistratët

Postuar në 23 Shtator, 2016 20:39

Rrogat dhe shpërbimet për magjistratët do të ulen krahasuar me atë që ishte parashikuar më herët në kuadër të ngritjes së institucioneve të rejë të drejtësisë.  Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka rënë dakord që pagat të shkojnë nga 330 mijë lekë në 250 mijë lekë, ardhur kjo si kërkesë e Ministrisë së Financave.

Reforma në drejtësi/TV Klan raporton se “socialistët janë të hapur për diskutime rreth mandatit të Adriatik Llallës”

Postuar në 15 Prill, 2016 17:29

Vizita e kryeministri shqiptar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, ka shërbyer si bilbili i arbitrit për të rinisur pa asnjë vonesë punën për reformën në drejtësi. Dhe deputetët e PD-së, pa shumë zhurmë iu drejtuan Parlamentit me të cilin deklaronin marrëdhënie të kushtëzuar. Njësoj sjellja e socialistëve, që shumë shpejt u shfaqën njerëz konsensualë dhe me mirëdashje ndaj shqetësimeve të opozitës. Konsensusi duket se ka ecur më tej në Komisionin e Posaçëm Parlamentar teksa ka hapur rrugën për negocime të tjera.

Subscribe to RSS - komisioni i reformes ne drejtesi