Llalla në konfuzion me ligjin e armëmbajtjes pa leje
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka dërguar një shkresë qeverisë shqiptare ku i kërkon që të ndërhyjë dhe të ndryshojë ligjin e ri për armëmbajtjen pa leje. Bëhet fjalë për Nenin 278, kur ndër të tjera thuhet se kjo vepër penale dënohet nga 5 deri në 15 vjet burg, por në dokument është shkruar 50 vjet. Kjo është diçka e paprecedentë. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa dënime të rënda për armëmbajtje, duke krijuar një konfuzion në zbatimin e këtij ligji në praktikë.
Ky konfuzion është materializuar edhe në disa vendime gjykatash, të cilat kanë qenë të kundërta në masat e dënimit edhe pse për të njëjtën vepër penale, atë të armëmbajtjes. Disa të akuzuar kanë marrë masa të rënda dënimi, ndërsa disa të tjerë jo, ndërsa nuk kanë munguar as rastet e lirimit të personave të kapur me armë pa leje.
Add new comment