armembajtje pa leje
Llalla në konfuzion me ligjin e armëmbajtjes pa leje
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka dërguar një shkresë qeverisë shqiptare ku i kërkon që të ndërhyjë dhe të ndryshojë ligjin e ri për armëmbajtjen pa leje. Bëhet fjalë për Nenin 278, kur ndër të tjera thuhet se kjo vepër penale dënohet nga 5 deri në 15 vjet burg, por në dokument është shkruar 50 vjet. Kjo është diçka e paprecedentë. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa dënime të rënda për armëmbajtje, duke krijuar një konfuzion në zbatimin e këtij ligji në praktikë.
Shkrepje bosh nga qeveria. Gjykata Kushtetuese rrëzon nismën e Tahirit për armëmbajtjen pa leje
Nismat e vitit të kaluar të Ministrisë së Brendshme për të ashpërsuar dënimin e personave që arrestohen për veprat penale të armëmbajtjes pa leje, cilësohen si antikushtetuese. Është ky vendimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzon në këtë mënyrë qeverinë për shtimin e masës së dënimit për rastet e mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivit nga 5-8 vjet burgim dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet burgim, kur eksplozivi mbahet, transportohet për qëllime kriminale.