libri
Një libër për fundin e Jugosllavisë. Ish – presidenti Joviç: Serbët humbën gjithçka që krijuan në shekullin e 20 -të
Media serbe “B92” i ka kushtuar sot një hapësirë një libri të ri që flet për historinë e afërt politike të serbëve në shtetin e përbashkët me sllavët e tjerë të jugut dhe popuj të tjerë. Libri ka për autor Borislav Joviç, ish-president i Jugosllavisë dhe titulli i tij jep mesazhin e qartë: “Si serbët humbën një shekull – fati tragjik i serbëve në shtetin e përbashkët”.
“Dekristianizimi i Europës po përparon. Kisha duhet të ndryshojë prezantimin. Nuk ndihem një dështak”
Papa Benendikti XVI, Ratzinger, publikon së fundmi një libër: “Bisedat e fundit”. Një lloj rrëfimi thuajse intim mbi jetën e tij si Papë. “Corriere della Sera” përcjell disa pasazhe, të cilat i sjellim në mënyrë të shkurtuar:
E shkruajta unë tekstin e dorëheqjes
Tiranë-Moskë: Letrat për “Harbutët” e Spasses
Letrat e Mitrush Kutelit për Sterio Spassen ndërsa po studionte në Moskë, në Tiranë kritikohet libri i tij, romani “Harbutët”
Pezullohet Panairi i Librit në Graçanicë. Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e librave shkollorë në gjuhën serbe
Panairi i librit, i parashikuar për t’u mbajtur në Graçanicë të Kosovës nga 15 qershori deri më 1 korrik, është anulluar. Shkak është bërë ndalimi nga autoritetet kosovare i librave shkollorë në gjuhën serbe. “Edhe pse ndalesa e Ministrisë së Kulturës të Kosovës zyrtarisht vlen vetëm për tekstet shkollore në gjuhën serbe, në Kosovë, sipas mediave serbe, nuk mund të hyjnë as librat që nuk janë tekste shkollore.
Ish-numri dy i NATO-s në Europë: Perëndimi rrezikon luftë të përgjithshme me Rusinë
Zërat se një luftë mes Perëndimit dhe Rusisë në të ardhmen e afërt, është e mundshme sa vijnë e shtohen. Prej disa ditësh, mediat pranë Kemlinit, i mëshojnë idesë se mburoja raketore e instaluar në Rumani përbën një kërcënim direkt për Rusinë, e për sigurinë ndërkombëtare.
Po quhen Rilindës ata që dëmtojnë interesat kombëtare
Deputeti Ben Blushi ka qenë sot në Lezhë ku ka promovuar librin e tij “Kandidati”. Nisur nga diskutimet që ka provokuar libri dhe asocimet me persona të caktuar, Blushi ka bërë disa sqarime që hedhin dritë, por edhe që vijnë si komente për situatën politike. “Dua të them se ky libër është për Shqipërinë e ditëve tona. Në 50 vjet u mësuam që mjafton të ishe komunist apo të ishe me regjimin ishe shumë i mirë pavarësisht çfarë kishe bërë, çfarë bëje, sa mediokër mund të ishe, pavarësisht çfarë vlerash morale mund të kishe, vlerësoheshe. U kthyem mbrapsht.
Kur emigronin europianët. Një libër për ikjen e 55 milionë njerëzve
Disa qindra mijëra sirianë që u detyruan nga politikat perëndimore të lënë shtëpitë e të bredhin rrugëve të Europës në kërkim të një strehe, janë bërë lajmi i ditës në Perëndim. Nga emergjenca civile, te vështirësitë ekonomike të krizës, e deri te kërcënimi për qytetërimin perëndimor, sirianët janë kthyer në materie për çdo lloj propagande, gjithnjë me kushtin e një amnezie dhe pse jo mohimi të historisë së afërt europiane.
Radikalizmi islamik, problem në Shqipëri
Në Shqipëri ka një problem të radikalizimit islamik dhe të përfshirjes së disa qytetarëve në formacionet xhihadiste e terroriste në Lindjen e Mesme dhe ky problem kërkon përgjigje të nevojshme të strukturave të sigurisë dhe të mbarë shoqërisë, mirëpo orientalizmi nuk ndihmon aspak, në mos e përkeqëson problemin.
Jeta ime me "satanikun" Selman Rruzhdi (Foto)
Bashkëjetesën me shkrimtarin e vargjeve satanike, Selman Rruzhdi, Padma Lakshmi e ka përmbledhur në një libër autobiografik me titull, "Love, Loss, and What We Ate». U njohën në vitin 1999, ajo një vajzë beqare, ai në martesën e tretë, por kjo nuk u bë pengesë që ata të shkonin në shtrat që në takimin e parë. I tërhequr nga bukuria e modeles indiane, Selman Rruzhdi nis procedurat e divorcit dhe bëri zyrtare lidhjen me Padman. Ajo thotë se shkrimtari i vargjeve satanike ishte i etur për seks dhe kërkonte çdo natë joshjen me të. Kaluan netë të nxehta dhe afrodisiake, plot energji dhe patos.
Shëtitje skutave të errëta të qenies njerëzore
(rreth librit “Kohë për nuse” të Lazër Stanit)
Nga Arta MARKU