Ish-numri dy i NATO-s në Europë: Perëndimi rrezikon luftë të përgjithshme me Rusinë

Postuar në 18 Maj, 2016 20:14

Zërat se një luftë mes Perëndimit dhe Rusisë në të ardhmen e afërt, është e mundshme sa vijnë e shtohen. Prej disa ditësh, mediat pranë Kemlinit, i mëshojnë idesë se mburoja raketore e instaluar në Rumani përbën një kërcënim direkt për Rusinë, e për sigurinë ndërkombëtare.

Një arsye më shumë për t’u shqetësuar janë provat ushtarake të Rusisë që zënë fill që nga viti 2008 me ndërhyrjen në Gjeorgji, mandej në Ukrainë dhe së fundmi në Siri. Ushtarakë të lartë të NATO-s, por edhe analistë të ndryshëm kanë vënë në dukje “llojin e ri të luftës” që ka aplikuar Rusia, çka kërkon përshtatje të strategjisë së Perëndimit. Në të trija rastet ndërhyrjet ushtarake, të shpejta, të kufizuara dhe shumë precize në objektiva, kanë prodhuar rezultatet politike: Në Gjeorgji shkëputjen de facto të Osetisë dhe Abkhazisë, në Ukrainë, shkëputje të Krimesë e më tej konstituim të një njësi që sot quhet Ukraina Lindore, kurse në Siri, ndaljen e ofensivës së ISIS, ristabilizimin e pushtetit të presidentit Assad dhe hyrje efektive në lojë për bisedimet e paqes.

Skenari i radhës? Dhe me gjasë më i nxehti? Balltiku. Këtë thotë të paktën, ish-zv.shefi i NATO-s për Europën, gjenerali britanik në pension, Sir Richard Shirreff, i cili ka publikuar një libër: 2017: Lufta me Rusinë”. Një libër që është referuar nga disa media të njohura, ndonëse është imagjinar.  Sipas Shirreff ndërhyrja eventuale e Rusisë në Balltik është reale pasi bën pjesë në strategjinë e Presidentit rus, Vladimir Putin, për ta rikthyer Rusinë si fuqi të madhe në çdo plan. Sidomos në kushtet kur Perëndimi ka probleme të thella në sintetizimin e një strategjie të re, në kohezionin e vet politik dhe në një lloj squlljeje që Shirreff e sheh edhe te drejtimi i Britanisë nga Cameron.

Balltiku është kufiri i përplasjes edhe sepse këto vende janë anëtare të Aleancës dhe mospërgjigja në çdo rast do të thoshte fundi i saj. Generali përpunon edhe skenarë të mundshëm: Vitin tjetër Rusia do të pushtojë Ukrainën për të siguruar rrugë tokësore për Krimenë dhe më pastaj do të pushtojë vendet e Balltikut. “Ne duhet ta gjykojmë Putinin nga veprat jo nga fjalët”, tha ai për radio BBC. “Mos kini iluzione – përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore është në në strategjinë ushtarake të Moskës”, shtoi ai.

http://www.telegraph.co.uk/news/2016/05/17/britain-has-become-semi-pacifist-under-cameron-says-retired-gene/

https://www.rt.com/news/343420-nato-nuclear-war-russia/

http://www.theguardian.com/world/2016/may/18/west-russia-on-course-for-war-nato-ex-deputy-commander

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.