Pezullohet Panairi i Librit në Graçanicë. Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e librave shkollorë në gjuhën serbe
Panairi i librit, i parashikuar për t’u mbajtur në Graçanicë të Kosovës nga 15 qershori deri më 1 korrik, është anulluar. Shkak është bërë ndalimi nga autoritetet kosovare i librave shkollorë në gjuhën serbe. “Edhe pse ndalesa e Ministrisë së Kulturës të Kosovës zyrtarisht vlen vetëm për tekstet shkollore në gjuhën serbe, në Kosovë, sipas mediave serbe, nuk mund të hyjnë as librat që nuk janë tekste shkollore. “Përveç kërkesës së dorëzuar me kohë, fillimisht Komunës së Graçanicës, e cila më 8 qershor e përcolli kërkesën në Ministrinë e Kulturës së Kosovës për të mundësuar kalimin e papenguar të librave përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje, Ministria e Kulturës më 13 qershor deklaroi se nuk ishte kompetente për të vendosur”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Shtëpia e Kulturës në Graçanic, raporton “KultPlus”.
As Ministria e Arsimit nuk ka qenë në gjendje të vendosë se çfarë duhet bërë, çka ka çuar në leximin e situatës si pasojë e një vullneti për të penguar zhvillimin normal të panairit.
http://www.kultplus.com/?id=5&l=14896
Add new comment