gjuha serbe
Pezullohet Panairi i Librit në Graçanicë. Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e librave shkollorë në gjuhën serbe
Panairi i librit, i parashikuar për t’u mbajtur në Graçanicë të Kosovës nga 15 qershori deri më 1 korrik, është anulluar. Shkak është bërë ndalimi nga autoritetet kosovare i librave shkollorë në gjuhën serbe. “Edhe pse ndalesa e Ministrisë së Kulturës të Kosovës zyrtarisht vlen vetëm për tekstet shkollore në gjuhën serbe, në Kosovë, sipas mediave serbe, nuk mund të hyjnë as librat që nuk janë tekste shkollore.