Ksera

Kërkohet 3 vite burg për Spiro Kserën

Postuar në 18 Korrik, 2016 11:42

Prokuroria kërkoi sot 3 vjet burg për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Spiro Ksera. Ai akuzohet nga prokuroria për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra në aktivitete të zhvilluara për romët dhe shtresat në nevojë. Nëse gjykata do të pranojë kërkesën e Prokurorisë, ish-ministri do të vuajë vetëm 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe uljes së 1/3-es së dënimit. Për tre vartësit e tij Elda Kozaj, Artevis Nene dhe Elisabeta Dodbida u kërkua 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim i cili ulet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Mbyllet hetimi për Kserën, gati të dalë para gjykatës

Postuar në 06 Maj, 2016 11:57

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, për 4 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.

Asnjë "mëshirë" për Kserën, Gjykata e Lartë refuzon lirimin

Postuar në 02 Prill, 2016 11:31

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në hetim të lirë. Në këtë mënyrë Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai u arrestua për abuzime me fondet e aktiviteteve të Ministrisë së Punës, ku sipas prokurorisë zyrtarë të ministrisë përvetësonin fondet e aktiviteteve të cilat figuronin vetëm në dokumenta. Vetë Ksera e ka quajtur arrestimin e tij të motivuar politikisht për shkak të përkatësisë etnike të tij si pjesë e minoritetit grek.

Ish-ministri Ksera kërkon lirimin: Nuk kam rrezikshmëri shoqërore

Postuar në 11 Mars, 2016 09:57

Spiro Ksera, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, i dyshuar për “vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia. Ish-ministri qëndron në paraburgim që prej 29 janarit të këtij viti, pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Përmes avokatit të tij ish-ministri ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë ku pretendon se Apeli i Tiranës ka gabuar në caktimin e masës ekstreme të sigurisë “arrest burg” ndaj tij dhe kërkon prishjen e këtij vendimi raporton Panorama.

Ksera refuzon të japë shpjegime: Nuk u pyeta para se të më arrestonit

Postuar në 04 Mars, 2016 10:08

Ish-ministri Spiro Ksera refuzon të japë shpjegime për Prokurorinë. Një oficer hetues i njësisë Task-Forcë Antikorrupsion ka shkuar në paraburgimin ku mbahet ish-ministri, por nuk ka mundur të marrë dëshminë e këtij të fundit.

“Ka zyrtarë të tjerë nën hetim. Ekspertiza e KLSH-së, më e mira”

Postuar në 02 Shkurt, 2016 03:38

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka qenë i ftuar mbrëmë në “Top-Story”. Llalla, i vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes, ka dhënë përgjigje për shumë çështje të aktualitetit politik. Ai ka shpjeguar angazhimin e Prokurorisë për hetimin e disa ngjarjeve: 21 janarin, arrestimin e Spiro Kserës, ish-ministër i Çështjeve Sociale, apo edhe përgjimin Meta-Ismailaj. Llalla ka deklaruar se Ilir Meta është përgjuar që në vitin 2008, pra në kohën kur në detyrë ishte Ina Rama.

Tjetër Ksera, tjetër Gjiknuri

Postuar në 01 Shkurt, 2016 12:29

Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit e mori fjalën edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili tha se ishte ky institucion që çoi para drejtësisë ish-ministrin Spiro Ksera për korrupsion dhe shpërdorim detyre. “Zbuloni aferat financiare dhe do të na keni aleat”-tha Llalla. Por prej muajsh në Prokurori është edhe një kallzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për ministrin aktual të Energjisë Damian Gjiknuri për shpërdorim detyre në lidhje me marërveshjen e mirëkuptimit të qeverisë me kompaninë çeke Cez.

Arrestimi i Spiro Kserës merr vërejtjen e parë politike: “I paditur prej një viti. U arrestua pa u marrë në pyetje”

Postuar në 31 Janar, 2016 14:16

Dje, pra një ditë pasi ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, u arrestua, Partia Demokratike doli me një deklaratë ku shprehte neutralitetin dhe kërkonte “hetim të paanshëm”. “Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin. Në lidhje me ndalimin e z.

Ndalohet ish-ministri i Berishës, Spiro Ksera. Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me donacionet e romëve

Postuar në 29 Janar, 2016 21:15

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është ndaluar  në Gjirokastër ish-ministri i Punës, Spiro Ksera, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Hetimet nisën në Prill të vitit të kaluar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Ksera akuzohet për veprat “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë dhe pjesmarrjes në tendera dhe ankande publike. Ksera mësohet se akuzohet edhe për abuzime me donacionet e romëve.

Subscribe to RSS - Ksera