Arrestimi i Spiro Kserës merr vërejtjen e parë politike: “I paditur prej një viti. U arrestua pa u marrë në pyetje”

Postuar në 31 Janar, 2016 14:16

Dje, pra një ditë pasi ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, u arrestua, Partia Demokratike doli me një deklaratë ku shprehte neutralitetin dhe kërkonte “hetim të paanshëm”. “Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin. Në lidhje me ndalimin e z. Ksera PD i kërkon Prokurorisë të zbardhë akuzat dhe të veprojë me profesionalizëm duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Ne inkurajojmë hetime të drejta dhe objektive, të pandikuara nga politika dhe veçanërisht nga nevoja që ka qeveria dhe kryeministri më i korruptuar në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga hajdutëria masive që po bëjnë çdo ditë, në dogana, tatime, tendera, koncesione dhe privatizime”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. E teksa mediat po merren me hollësi të çëhstjes, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, një njeri me ndik përcaktues në vendimmmarrjen e opozutës, ka dalë me një qëndrim të ri. Sipas tij, në arrestimin e Kserës është shkelur procedura, duke shënuar kështu sipas tij një rast të rëndë për shtetin e së drejtës. “Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve. Dje avokati i ish ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:

- Ish ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk es hte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi.

- Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per friken e urdherleshuesit nga akti i tij i pamoralshem. Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij. Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe si minimum lene shijen e nje akti politik dhe te deshtuar”, shkraun Berisha. Më tej ai bën të vetat deklarimet e avokatit se “ish-ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua”.  Mund të mendohet që tani politizimi i çështjes, me një aksion që ndërtohet mbi argumentet e një avokati, që mbrojtjen e ka themel të profesionit të vet. Ky është rasti i parë që një ish-ministër i qeverisjes së PD-së arrestohet për korrupsion, çka duket se ka vënë në lëvizje instanca politike në Tiranë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.