Ish-ministri Ksera kërkon lirimin: Nuk kam rrezikshmëri shoqërore
Spiro Ksera, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, i dyshuar për “vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia. Ish-ministri qëndron në paraburgim që prej 29 janarit të këtij viti, pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Përmes avokatit të tij ish-ministri ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë ku pretendon se Apeli i Tiranës ka gabuar në caktimin e masës ekstreme të sigurisë “arrest burg” ndaj tij dhe kërkon prishjen e këtij vendimi raporton Panorama.
“Nuk kam rrezikshmëri shoqërore. Ju e shikoni. Kam qenë protagonist në zhvillimet shoqërore politike të 20 viteve të fundit. Kjo ndodh nga diskriminimi. Jam i hapur të hetohem, të gjykohem, por jo në burg”, tha Ksera, pas shpalljes së vendimit në Apel.
Sipas Prokurorisë, ish-ministri Spiro Ksera dhe 11 ish-vartës të tij janë përgjegjës për vjedhjen e 30 mijë lekëve të rinj, fonde të kësaj ministrie.
Add new comment