Mbyllet hetimi për Kserën, gati të dalë para gjykatës

Postuar në 06 Maj, 2016 11:57

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, për 4 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.
Ish-ministri i Punës hetuar me mase sigurimi ”arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim. Të pandehurit e tjerë akuzohen se kanë kryer procedura fiktive për kryerjen e disa aktiviteteve kulturore për grupet me nevoja specifike. Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se aktivitetet nuk janë realizuar, por ndërkohë të pandehurit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike të parashikuara për organizimin e tyre.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

I fundit qe duhej gjykuar, ishte Dhe eshte Ksera.
Jo se eshte minoritar, absolutisht jo. Kush ka vjedhur te pergjigjet.
Deri sa e shiti edhe Saliu, kjo u duk qarte se e bente per te ruajtur bythen e tije.
Prokuroria nuk kap PESHKAQENET ultra te medhenj, te klanit BERISHA, por merret me cironken Ksera.
Turp per drejtesine.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.