Tjetër Ksera, tjetër Gjiknuri

Postuar në 01 Shkurt, 2016 12:29

Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit e mori fjalën edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili tha se ishte ky institucion që çoi para drejtësisë ish-ministrin Spiro Ksera për korrupsion dhe shpërdorim detyre. “Zbuloni aferat financiare dhe do të na keni aleat”-tha Llalla. Por prej muajsh në Prokurori është edhe një kallzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për ministrin aktual të Energjisë Damian Gjiknuri për shpërdorim detyre në lidhje me marërveshjen e mirëkuptimit të qeverisë me kompaninë çeke Cez.

Nëse Spiro Ksera, i cili u shoqërua me pranga dhe kamera në Drejtorinë e Policisë së Tiranës akuzohet për shpërdorim fondesh në shumën e 300 milionë lekëve të vjetra, ministri aktual i Energjisë akuzohet për një dëm 479 milionë euro, megjithatë prokuroria deri më tani nuk është vënë në lëvizje dhe Llalla nuk është se ka shprehur vlerësim për këtë rast.

Nuk dihet nëse kjo apatli lidhet me reagimet e ashpra të qeverisë kundër Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin e quajti instrument të opozitës dhe Sali Berishës. Në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu, i cili nuk bëri koment mbi raportin e KLSH-së që ka konstatuar në dy vite të qeverisë shkelje që kapin shifrën e 1 miliardë lekëve.

Comments

Submitted by arber (not verified) on

Normal qe tjeter Gjiknuri se ka abuzuar me shume. Rovena po hap nje show room ngjitur me LSI ne bllok qe kap shumen 280.000 euro, damiani ben mire qe te shpjegoj pak se nga vine keto euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.