kryeminister
Kokëdhima në rolin e zëdhënësit të Berishës dhe Metës: Zgjidhje, largimi i Ramës kryeministër
Dy ditë pas takimeve Kokëdhima- Meta dhe Kokëdhima – Basha, gazeta “Shekulli” ka dalë me një editorial në thelbin e të cilit është Zgjidhja që ofrohet nga “një lider I mirë”. Cila është kjo zgjidhje që sugjerohet me shkrim nga Arben Rrozhani? Kjo zgjidhje është shtyrja e zgjedhjeve për në vjeshtë.
Përgjigje për LSI-në: Edi Rama, kryeministër për 4 vitet e ardhshme (Video)
Pas shkarkimit si ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka nisur aktivitetin në aparatin e partisë, duke qenë se është kryetar i PS për Tiranën. Skarkimi i tij u përfol si një kërkesë e Ilir Metës, i cili nuk e ka fsheur ambicjen për të qenë kryeministër i ardhshëm, ndonëse u kërkoi ministrave të LSI-së të evitojnë për momentin deklaratat se kush do drejtojë qeverinë në 4 vitet që vijnë.
Filloni të imagjinoni Shqipërinë nën LSI-në
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka përcjellë përmes një televizioni lokal mesazhin e Ilir Metës për pazarin e rikonfirmimit të koalicionit qeveriës.
Jep dorëheqjen Gjukanoviç, nominohet për kryeministër ish-kreu i Shërbimit Sekret në Malin e Zi
Milo Gjukanoviç nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi edhe pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Komiteti ekzekutiv i PDS-së, pas seancës dëgjimore me Gjukanoviç, lajmëroi se do të nominojë zëvendësin e tij në parti, Dushko Markoviq për funksionin e kryeministrit. Arsyet e kësaj tërheqje mbeten ende të paqarta. Gjukanoviç ka deklaruar se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Kush është Dushko Markoviç?
Propozim që LSI të ketë kandidatin e saj për për kryeministër në 2017
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, kandidat në garën për kreun e kësaj partia, ka deklaruar dje se LSI duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 2017. Madje sipas tij, ky duhet të jetë kusht për koalicionin. Në fjalimin e parë publik mbajtur në Pukë, në kuadër të fushatës për kreun e LSI, Përparim Spahiu ka deklaruar se LSI po rritet dhe për këtë arsye në 2017 duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër.
Nuk do na mungosh..!
Ikja e David Cameron nga drejtimi i Britanisë nuk është përjetuar edhe me aq disfatizëm nga europianët. Karakteristike është përshëndetja e kreut të grupit parlamentar të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Xhani Pitela për ish-kryeministrin britanik. "Britania ka më në fund një kryeministre të re. Mirupafshim zoti Kameron, nuk do t'i mungosh askujt"-shkruan Pitella në një postim të tij.
Lajme nga këneta
Kryeministri hodhi sot akuza të rënda ndaj mediave, duke mos i kursyer aforizmat për një punë të cilën thotë se di ta bëjë edhe vetë shumë mirë. I pyetur për incidentin e shefit të komisariatit numër 4 me gazetarë të televizionit ABC News, kryeministri nuk u ndal te rasti, por e analizoi atë në kuadër të bindjes që ai ka për median shqiptare dhe pronarët e saj:
Intervista/"Publikimi i raportit të OSBE-së, kriminal. Nuk ishte konfidencial". A po gënjen kryeministri?
Dekriminalizimi mbizotëroi seancën parlamentare edhe këtë të enjte, ku opozita akuzoi mazhorancën dhe kryeministri Edi Rama se po përpiqet ta anashkalojë këtë proces, pas prezantimit të një drafti paralel me atë të demokratëve nga ana e Qeverisë.
Por dekriminalizimi nuk është e vetmja sfidë aktuale e kësaj mazhorance. Informaliteti, reformat dhe ekonomia janë sfida të vështira. Për të folur për të gjitha këto dhe për të tjera çështje të aktualitetit politik, këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla, ishte i ftuar kryeministri Rama.
Intervista