Jep dorëheqjen Gjukanoviç, nominohet për kryeministër ish-kreu i Shërbimit Sekret në Malin e Zi
Milo Gjukanoviç nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi edhe pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Komiteti ekzekutiv i PDS-së, pas seancës dëgjimore me Gjukanoviç, lajmëroi se do të nominojë zëvendësin e tij në parti, Dushko Markoviq për funksionin e kryeministrit. Arsyet e kësaj tërheqje mbeten ende të paqarta. Gjukanoviç ka deklaruar se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Kush është Dushko Markoviç?
Dushko Markoviç është diplomuar për drejtësi në Kragujevac (Serbi) në 1983, ndërsa tre vitet pasardhëse punoi në organet e drejtësisë në vendlindje.
Nga 1989 deri 1991 ka qenë këshilltar në komunën Mojkovac, ndërsa nga 1991 deri në 1998 sekretar në qeverinë e republikës së Malit të Zi. Më pas ka punuar në sherbimet informartive dhe të sigurisë nga 1998 deri 2005, duke u kurorëzuar si drejtor i Shërbimit Sekret nga 2005 deri 2010.
Në vitet e fundit ka qenë ministër pa portofol, për t’u kurorëzuar sipas gjitha gjasave kryeministër pas pak ditësh. Ai pritet të bëjë koalicion me partitë shqiptare, boshnjake dhe kroate që fituan tre deputetë.
Add new comment