Përgjigje për LSI-në: Edi Rama, kryeministër për 4 vitet e ardhshme (Video)
Pas shkarkimit si ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka nisur aktivitetin në aparatin e partisë, duke qenë se është kryetar i PS për Tiranën. Skarkimi i tij u përfol si një kërkesë e Ilir Metës, i cili nuk e ka fsheur ambicjen për të qenë kryeministër i ardhshëm, ndonëse u kërkoi ministrave të LSI-së të evitojnë për momentin deklaratat se kush do drejtojë qeverinë në 4 vitet që vijnë. Në përgjigje të këtyre deklaratave, Sajmir Tahiri u tha strukturave të Partisë Socialiste të Tiranës se kampioni i skuadrës dhe kryeministër i ardhshëm i shqiptarëve do të jetë Edi Rama, ndërsa nuk përjashtoi se edhe ai do të rikthehet si ministër
Add new comment