Propozim që LSI të ketë kandidatin e saj për për kryeministër në 2017

Postuar në 12 Tetor, 2016 10:11

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, kandidat në garën për kreun e kësaj partia, ka deklaruar dje se LSI duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 2017. Madje sipas tij, ky duhet të jetë kusht për koalicionin. Në fjalimin e parë publik mbajtur në Pukë, në kuadër të fushatës për kreun e LSI, Përparim Spahiu ka deklaruar se LSI po rritet dhe për këtë arsye në 2017 duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër.
“Unë mendoj të dashur miq që LSI për faktin që është një parti që vetëm rritet, për faktin që vendoset përpara faktit të kryer në shumë raste, për faktin që nuk merr mirënjohjen e duhur në qeverisje dhe për faktin që potencialet e saja janë më të mëdha se ato që përfaqësohemi sot, unë mendoj që dhe për vendimin e madh se si do të garojmë për zgjedhjet e vitit 2017, të mbahet një referendum apo pyetësor ku gjithë anëtarësia e saj të shprehet për vendimmarrjen. Nëse do vendoset kjo, propozimi im do të jetë që në çdo koalicion të ardhshëm nga viti 2017, LSI të ketë kandidatin e saj për kryeministër, dhe këtë ta vendosë si kusht të koalicionit të saj”, ka deklaruar Spahiu.
Ai ka ngritur disa pikëpyetje për të ardhmen e LSI raporton shqiptarja.com. "Që këtu lind një kontradiktë, duke qenë se jemi të vetmit që rritemi a do ta rrisim në mënyrë paralele dhe rolin tonë udhëheqës politik në shoqërinë shqiptare? Do marrim përgjegjësi më të mëdha, vetë ne si LSI apo do vazhdojmë të prodhojmë kryeministra që nuk e kanë teserën tonë, nuk janë të LSI e që jo vetëm nuk janë mirënjohës, por dhe na faturojnë dështimet e tyre, sikur janë dështimi ynë? Dhe unë mendoj që kjo është një çështje që ja vlen të ngre zërin, dhe për një çështje si kjo ja vlen të kandidosh kundër linjës kaq të butë e kaq luajale të Ilir Metës”, ka theksuar Spahiu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.