spahiu
Përfundon ëndrra për ndryshim e Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut. LSI-ja rizgjedh Metën për kryetar
Ilir Meta është rizgjedhur në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zgjedhjet e zhvilluara pas një muaji fushate zgjedhore kanë rikonfirmuar Metën në detyrë përballë Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut. Meta ka marrë 31 mijë e 815 vota, ose 76 përqind të pjesëmarrësve në zgjedhje. I dyti u rendit Spahiu me 12,1 përqind të votave ose 5065 vota dhe në fund Shezai Rrokaj me 11,9 përqind ose 4982 vota. Në zgjedhje morën pjesë 42 mijë e 370 anëtarë, ose 84 përqind e anëtarëve të LSI.
Propozim që LSI të ketë kandidatin e saj për për kryeministër në 2017
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, kandidat në garën për kreun e kësaj partia, ka deklaruar dje se LSI duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 2017. Madje sipas tij, ky duhet të jetë kusht për koalicionin. Në fjalimin e parë publik mbajtur në Pukë, në kuadër të fushatës për kreun e LSI, Përparim Spahiu ka deklaruar se LSI po rritet dhe për këtë arsye në 2017 duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër.
Ermir Gjinishi: Kreshnik Spahiu financohet nga lëvizja "Gulen". Njerëz të Gulen edhe në SHISH e Prokurori
Sot në Zululand ka qenë i ftuar Ermir Gjinishi. U fol për grushtin e shtetit në Turqi, dhe për jehonën që kjo ngjarje pati në Shqipëri, ku është krijuar ideja se ka një përplasje mes erdogan-istëve e gulen-istëve. Të parët janë më të qetë sot, por të dytët kanë qenë në momente ngazëllimi në orët e ara të grushtit të shtetit, s'ka gjë se vetë Gulen-i nuk ka marrë përsipër asnjë rol në këtë tentativë për një përmbysje politike në Turqi. Ai është distancuar qartazi nga ata që e kanë bërë grushtin e shtetit.
Demokracia e përjashtimit
LSI është investuar shumë që të prezantohet si një parti që mbështet pa rezerva reformën në drejtësi. Këtij qëllimi i shërbeu edhe përjashtimi i deputetit Përparim Spahiu, pas një reagimi të tij në tuiter për çështjen e vetingut ose të monitorimit ndërkombëtar të Komisionit që do të verifikojë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Rasti “Spahiu” dhe “harresa” e përgjegjësive individuale së deputetëve
Përparim Spahiu i Lëvizjes Socialiste për Integrim është bërë sot lajm. Një status i tij në rrjetet sociale, ku ai shprehte kundërshtimin për statusin e misionit të Monitorimit për procesin e Vetingut për gjyqtarët, e ka vënë deputetin e LSI-së në një situatë presioni mediatik. Spahiu shprehej se fakti që vetingu do të bëhet nga të huajt është çështje e sovranitetit, por kjo është cilësuar nga partia e Ilir Metës si një deklaratë personale. Disa raportojnë edhe se Spahiu mund të përjashtohet nga Grupi Parlamentar!!!
Rishfaqet AK, Spahiu shpall platformën për dekriminalizimin. Ambasadorëve: “Reformën mos ua besoni të inkriminuarve”.
Aleanca Kuq e Zi ka shpallur sot platformën për dekriminalizmin. Kreu i saj Kreshnik Spahiu deklaroi se Shqipëria po mbytet nga kriminelët. Ai nuk ka kursyer as kritikat drejtuar ambasadorëve, të cilët i akuzoi se i kanë mbështetur kriminelët, kanë pozuar me ta dhe u ka kërkuar të mos zbatojnë dy standarde. “Anija me emrin Shqipëri po mbytet nga këta kriminelë. Të nderuar ambasadorë, në qershor 2013 ju duhet të luftonit kriminalizimin dhe jo patriotizmin. Ky ishte shqetësimi i marrjes peng të Shqipërisë.