Rishfaqet AK, Spahiu shpall platformën për dekriminalizimin. Ambasadorëve: “Reformën mos ua besoni të inkriminuarve”.
Aleanca Kuq e Zi ka shpallur sot platformën për dekriminalizmin. Kreu i saj Kreshnik Spahiu deklaroi se Shqipëria po mbytet nga kriminelët. Ai nuk ka kursyer as kritikat drejtuar ambasadorëve, të cilët i akuzoi se i kanë mbështetur kriminelët, kanë pozuar me ta dhe u ka kërkuar të mos zbatojnë dy standarde. “Anija me emrin Shqipëri po mbytet nga këta kriminelë. Të nderuar ambasadorë, në qershor 2013 ju duhet të luftonit kriminalizimin dhe jo patriotizmin. Ky ishte shqetësimi i marrjes peng të Shqipërisë. Të nderuar ambasadorë ju i njihnit shumë mirë se ata në vendet tuaja kishin bërë burg, i njihnit shumë mirë këta kriminelë me të cilit pozonit, darkonit dhe u dhatë mbështetje. Ata përdorën emrin tuaj për të realizuar rotacionin politik dhe për të marrë peng shtetin shqiptar. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk duhet të ketë dy standarde, duhet të ketë barazi. Kritikat tuaja me shumë vonesë dhe ato përsëri duan një standard jo dy. Mos godisni vetëm peshqit e vegjël, Armando Prenga apo Ndoka. Kush i futi në politikë ata?”, tha Spahiu. Më tej kreu i AK tha se: “Ka ardhur koha t’i themi gjërat siç janë. Shqetësimi në Tiranë, Shkup, Podgoricë, Beograd e kudo, nuk ka qenë kurrë patriotizmi, ajo që ju keni ngritur por krimi, mafia politike. Sot miliarderë të cilët deri dje ishin askush në shoqëri janë kthyer në miliarder. Në Shkup si Gruevski, në Tiranë si Edi Rama, në Prishtinë si Thaçi dhe kompani. Sot kanë kapur peng shtetet e tyre. Kemi kurajën të themi, izoloni mafien politike! Izoloni axhendën e qeveritarëve dhe hapni dyert e qytetarëve! Vetëm izolimi dhe heqja e vizave për politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin”, theksoi Spahiu.
Add new comment