Nuk do na mungosh..!
Ikja e David Cameron nga drejtimi i Britanisë nuk është përjetuar edhe me aq disfatizëm nga europianët. Karakteristike është përshëndetja e kreut të grupit parlamentar të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Xhani Pitela për ish-kryeministrin britanik. "Britania ka më në fund një kryeministre të re. Mirupafshim zoti Kameron, nuk do t'i mungosh askujt"-shkruan Pitella në një postim të tij.
Në të njëjtën kohë politikanët europianë me në krye Presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker i kërkojnë kryeministres së re të Britanisë, Tereza Mei të avancojë shpejt në aktivizimin e nenit 50 të traktatit të Lisbonës për shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Parashikohet që brenda 2 vitesh ishulli të ketë aktivizuar nenin përkatës dhe të zhvishet nga statusi i vendit anëtar në Bashkimin Europian. Për kryeministrin belg është e rëndësishme që negociatat të ecin shpejt "pasi nuk është as në të mirën e Bashkimit Europian dhe as të Britanisë një periudhë e gjatë pasigurie"
Add new comment