konsensual
Edi Rama ofron President me mirëkuptim
Për herë të parë kryeministri ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në një muhabet pensionistësh që e transmetoi liv në fb. Duke iu përgjigjur merakut të një të moshuari se a i ka mazhoranca votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës kryeministri sipas njoftimit pasi shpjegoi procedurën parlamentare të zgjedhjes së kreut të shtetit nënvizoi se “ndonëse mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, do tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë që të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje”.