Edi Rama ofron President me mirëkuptim
Për herë të parë kryeministri ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në një muhabet pensionistësh që e transmetoi liv në fb. Duke iu përgjigjur merakut të një të moshuari se a i ka mazhoranca votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës kryeministri sipas njoftimit pasi shpjegoi procedurën parlamentare të zgjedhjes së kreut të shtetit nënvizoi se “ndonëse mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, do tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë që të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje”. Mirëkuptim dhe mbështetje, por jo konsunsual, çka do të thotë mirëkuptim mes tij dhe Ilir Metës, duke mos llogaritur opozitën.
Kreu i qeverisë e lokalizoi edhe protestën e PD më shumë si një ngërç urban sesa si një krizë politike. “Nëse do ishte një situatë ku realisht ka një tension në popull kundër reformës, kundër qeverisë, e diskutojmë, por këtu nuk ka tension lidhur me këtë. Kjo është një krizë e spostuar nga SHQUP-i tek Bulevardi dhe kaq. Tani ky është taksirati i atyre që kanë autobusin e Unazës së Re që kalon në Bulevard.” Më pas kreu i qeverisë u foli pensionistëve edhe për Vettingun që sipas tij do të bëhet me çdo kusht.
Add new comment