kina
Hakerimi i madh i Kinës
Kina me gjasë ka kryer sulmin më të madh teknologjik ndaj SHBA-së ndonëse një gjë e tillë është mbajtur larg vëmendjes së publikut. Rasti në fjalë raportohet nga “Bloomberg” që shkruan se sulmi ka qenë i ndryshëm nga hakerimet e zakonshme në nivel softuerik.
Futja e Kinës në Ballkan shqetëson Europën
Për të siguruar të ardhura të larta për investimet e tyre, kinezët kanë hyrë fuqishëm në Evropën Juglindore gjatë dekadës së fundit. Sipas Deutsche ëelle kjo shihet si shqetësuese për Ballkanin, që paralelisht me investimet të bjerë nën ndikimin politik të Pekinit, i cili vijim të rrisë investimet dhe fitimet.
Investimi i parë i madh i kinezëve në Ballkan u u bë në 2009 në Greqi kur Cosco investoj më shumë se 650 milion euro për të shfrytëzuar portin e Pireut për një periudhë 35-vjeçare. Shtatë vjet më vonë, kinezët siguruan shumicën e aksioneve të Autoritetit Portual të Pireut,
Kina inaguron trenin me shpejtësi 350 km/h
Kina rriti shpejtësinë maksimale të trenave në hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Tianjin deri në 350 km në orë, duke zvogëluar kohën e udhëtimit.
Modeli më i ri i trenave i zhvilluar në Kinë do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis stacionit hekurudhor të Pekinit Jugor dhe stacionit hekurudhor të Tianjin nga 35 minuta në 30 minuta, pa ndikuar te çmimi i biletës.
“Europa duhet të ketë një qëndrim ndaj projektit kinez për Rrugën e Mëndafshit”
Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle ka publikuar sot një intervistë me Moritz Rudolf, të cilin e quan ekspert për çështjet e Kinës. Gjermania është një ndër vendet më aktive në emfatizimin e rrezikut kinez, nëse mund të flasim kështu, në fushën ekonomike. Përfaqësues gjermanë ishin ndër të parët që e vlerësuan me shqetësim edhe nismën “16+1” që përcakton formatin e bashkëpunimit të Kinës me Europën Qendrore dhe atë Lindore. Rudolf e vijon këtë “traditë” duke propozuar që Europa të dalë me një qëndrim të vetëm ndaj idesë kineze të Rrugës së Mëndafshit.
Kina, fuqia e re në Mesdhe*
Marrëzia e super-rrugëve prek edhe Malin e Zi. Kina financuese kryesore e aksit Tivar-Serbi
Qeveria e Malit të Zi e ka futur vendin në atë që mund të quhet eksperimenti shqiptar i infrastrukturës. Agjencia “Reuters” raportonte dje në mënyrë kritike projektin e ndërtimit të rrigës 165 km të gjatë që lidh portin e Tivarit me Serbinë, rrugë që kalon nëpër ura të mëdha dhe tunele.
Dossier/1964, propozimet antisovjetike të Enver Hoxhës adoptohen si strategji veprimi nga Kina
Politika e jashtme e regjimit të Enver Hoxhës pas prishjes me sovjetikët, duket se udhëhiqej nga disa aspekte pragmatiste, të mbijetesës, por edhe të një lloj strategjie më afatgjatë. Kjo mund të shpjegojë deri diku edhe lidhjen e vendit tonë me Kinën e Mao Zedong, lidhje e cila zgjati jo pak dhe solli një frymëmarrje ekonomike për Shqipërinë.
Kina surprizon tregjet e naftës, tarifa për importet nga SHBA
Pekini kapi në befasi tregjet ndërkombëtar të naftës, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave për produketet eneregjetike bruto që importon nga SHBA si nafta, gazin natyror, edhe pse Kina renditet e para në listën e vendeve importuese të naftës amerikane. Për analistët një vendim i tillë do të jetë me pasoja për tregjet ndërkombëtare.
Shfetarizim apo de-arabizim i Islamit?
Gazeta e njohur e Hong – Kongut, “South China Mornign Post” shkruan në një artikull të datës 14 maj për atë që mund të quhet nacionalizimi i Islamit në Kinë. Autorja Nectar Gan raporton për një shfaqje të re të zëvendësimit të simboleve arabe në xhamitë e vendit me simbole kineze.
Varrezat e biçikletave në Kinë
Të braktisura apo të dëmtuara, mijëra biçikleta të mbledhura në vende të posaçme në qytete të ndryshme të Kinës ofrojnë një pamje të veçantë.
Një problem mjedisor jo i vogël, por edhe një mundësi për të ngjyrosu peizazhin urban me varreza metalike.
https://www.theguardian.com/cities/gallery/2018/may/01/unexpected-beauty...