Shfetarizim apo de-arabizim i Islamit?

Postuar në 18 Maj, 2018 14:04

Gazeta e njohur e Hong – Kongut, “South China Mornign Post” shkruan në një artikull të datës 14 maj për atë që mund të quhet nacionalizimi i Islamit në Kinë. Autorja Nectar Gan raporton për një shfaqje të re të zëvendësimit të simboleve arabe në xhamitë e vendit me simbole kineze. E para që iu nënshtrua këtij operacioni është xhamia e Nanguanit, ndërtuar në vitin 1981 për të zëvendësuar një tjetër që ishte shkatërruar gjatë Revolucionit Kulturor. Xhamia u ndërtua me stilin e atyre që ndërtohen në Lindjen e Mesme ndërkohë që Partia Komuniste sheh me shqetësim prirjen e arabizimit dhe islamizimit në rajonin autonom të Ningxia Hui.

Ndërsa shkatërrimi dhe zhvendosja e simboleve arabe po vazhdon në Ningxia, ka një shqetësim në rritje mes komuniteteve Hui që për dekada janë lënë të qetë të praktikojnë besimin e tyre. Pasardhës të tregëtarëve arabë dhe atyre të Azisë Qendrore që ndiqnin rrugën e Mëndafshit ata sot arrijnë në 10 milionë. Shumica e tyre flet dialektin mandarin, jetojnë në paqe me shumicën e popullsisë Han dhe madje duken në shumëçka si ata – përveç kapave të bardha dhe shamive…por teksa qeveria thellon edhe më tej nënshtrimin e ujgurëve – një tjetër grup me shumicë myslimane që jeton në kufirin perëndimor të Xinjiang –si pjesë e luftës së ashpër kundër terrorizimit dhe ekstremizmit islamik, Huit në Ningxia po shënjestrohen tashmë. Thirrjet për lutje ndalohen tashmë në Yinchuan me arsyetimin e ndotjes zanore – Nangun e ka zëvendësuar thirrjen e vet melodioze me një sinjal të mprehtë alarmi

shkruan gazeta.

Ndërhyrja brutale në fjalë bën pjesë në atë që presidenti kinez, Xi Jinping, e prezantoi si “Kinëzimi i fesë”. 

Ne duhet të të orientojmë aktivisht besimit fetar drejt adaptimit të shoqërisë sonë socialiste”, citohet Jinping, që drejton një vend i cili ka shumë larmi nën cipën e autoritetit central që manifeston me një mënyrë drejtimi monpolitik.

Gazeta vëren se nga pesë besimet fetare zyrtare në Kinë, vetëm Taoizmi është me burim vendas, ndërkohë që në muajin mars, organizata shtetërore, Bashkim Islamik i Kinës bënte thirrje kundër imitimit të stilit të modeleve të huaja.

Ritet fetare, kultura dhe ndërtesat, duhet të gjitha të reflektojnë karakteristika kineze, stilin dhe mënyrën kineze

deklaronte Yang Faming, kreu i Bashkimit trupës këshillimore parlamentare për këtë çështje.

Në këtë kuadër minaretë sferike po largohen duke i dhënë goditje një prej simboleve kryesore të Islamit, ndërkohë që forma e tyre është zgjidhje akustike për ushtrimin e detyrës së imamëve. Problemit të msylimanëve në Kinë u kushtonte vëmendje edhe Associated Press që në datën 17 maj, publikonte një material për trajtimin e myslimanëve në kampet kineze. Sipas medias në fjalë Pekini po mundohet të ndikojë te besimtarët duke imponuar modelin e vet edukativ.

AP sjell dëshmi konkrete për këtë gjë.

Një grua ujgure tha se ajo u mbajt në një qendër të tillë në qytetin e Hotanit në vitin 2016 dhe se aty asaj dhe të burgosurve të tjerë u kërkohej me forcë që të kërkonin falje në mënyrë të përsëritur pse vishnin veshje të gjata sipas stilit mysliman, pse faleshin, u mësonin Kuranin fëmijëve të tyre apo u kërkonin imamëve që të vendosnin emrat e fëmijëve…

Teksa instruktorët shikonin ata që rrëfenin për sjelljet e tyre apo ritet, u thuhej të përsërisnin:

“Ne kemi bërë gjëra të jashtëligjshme, por ne tani po bëhemi më mirë”.

raporton AP.

Është e vështirë të ndahet nëse Kina po synon shfetarizimin apo thjesht po kërkon të japë nuanca simbolike nacionale simmbolikës së besimeve duke krijuar zhvendosje nga vendi i origjinës. Një dukuri e tillë është tanimë e përhapur gjerësisht dhe ajo lidhet sidomos me besimin islam që e ruan shprehitë e veta dhe siguron prezencën jo vetëm përmes përhapjes së Kuranit, por edhe përms simbolikë dhe riteve. Këtë e vëmë re edhe në Shqipërinë e pas viteve ’90 ku ndërtimi i xhamive, apo edhe Kishave është bërë duke alienuar traditën e mëparëshme që gjithsesi ka kultivuar disa tipare vendase.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.