jordan jorgji
Shoqëria e sotme me optikën e Castoriadisit
Interneti dhe materialet që qarkullojnë me shpejtësi na japin sot një informacion të bollshëm për nga ana sasiore. Mjafton të jemi në gjendje t’a klasifikojmë atë, me qëllim që të plotësojmë edhe dimensionin cilësor të njohjes. Të tilla janë intervistat me mendimtarë të ndryshëm në botë apo dokumentaret serioze.
A kemi edhe Ne një diplomaci kulturore?
Më 22 Qershor 2022, këngëtari i njohur grek Janis Parios dha një koncert të madh e të suksesshëm në Tiranë, plot katër dekada pas ardhjes së tij të parë artistike në Shqipëri, në vitin 1978. Në atë periudhë, vizita e tij kryhej në kuadrin e diplomacisë kulturore, me anë të së cilës të dy vendet, konkretisht Greqia dhe Shqipëria synonin të thellonin marrëdhëniet e tyre dypalëshe.
Filohelenizmi në kontekstin e ngjarjeve të mëdha në Evropë dhe SHBA
Përpara se të filloj do të dëshiroja të theksoj rëndësinë që ka trajtimi i tematikës në fjalë nga auditorin shqiptar, për të paktën katër arsye kryesore.
Së pari, sepse idetë e Iluminizmit, mbi të cilat u brymos Revolucioni Grek, mbeten aktuale edhe sot, sepse karakterizojnë shtetet e civilizuara dhe demokratike.
Së dyti, sepse gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit kontaktet ndërmjet popullit grek dhe atij shqiptar janë zgjeruar dhe përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.
A ka më mure në Europë?*
3 Tetori i këtij viti shënoi 30 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, i paraprirë nga 30 vjetori i rënies së murit të Berlinit në 9 Nëntor të vitit të kaluar. Më poshtë vijojnë disa mendime mbi simbolikën e murit, si dhe ekzistencën e mureve të tjera që ndajnë shtetet sot, tre dhjetëvjeçarë më vonë nga ngjarjet e viteve 1989-1990.
Radhët në kufirin shqiptaro-grek dhe mësimet e (pa)nxjerra
Disa dritëhije mbi kthimin në xhami të Hagia Sophia nga Erdogani
“Sapo mësuam emrin e xhamisë së 3272 të Stambollit: xhamia Hagia Sophia” shkruan gazeta e njohur franceze, Le Figaro. Vetëm ky fakt mjafton për të gjykuar se veprimi i fundit i presidentit turk, Erdogan, i legjitimuar nga gjykata e shtetit në fjalë, nuk mund të jetë veçse i paramenduar dhe provokues. Madje, reagimi i Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe UNESCO-s, pasqyrojnë telendisjen e tyre përballë udhëheqjes së Turqisë nga njëra anë dhe marrëdhënieve që ato kanë me këtë të fundit nga ana tjetër.
Pandemia dhe demokracia: disa pikëpyetje
Pandemia nuk mund të vrasë shpresën
I paparashikueshëm, sipërfaqësor dhe i pazoti
“Zoti ka vdekur. E vramë Ne dhe tashmë kemi mbetur jetim!”
“Zoti ka vdekur. E vramë ne dhe tashmë kemi mbetur jetim!”
Me këto fjalë surprizuese që trondisin, kleriku 78-vjeçar (sot 89 vjeç), At Filotheos Faros, analizon marrëdhënien e sotme të besimtarëve me të Shenjtën. Një marrëdhënie ‘konsumi’, të cilën, siç thotë, e forcojnë me qëndrimin e tyre publik dhe mënyrën e jetesës pjesa më e madhe e klerikëve.