izrael

Për Ehud Barak, Netanyahun dhe intrigat e politikës izraelite...

Postuar në 15 Mars, 2018 20:19

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert është rikthyer në vëmendje të debatit publik në Izrael me një libër biografik ku përmenden disa figura të njohura të jetës politike, përfshirë kryeministrin aktual, Beniamin Netanjahu. Pjesë të librit janë publikuar tashmë nga gazeta “Yedioth Ahronoth” dhe në to flitet edhe për periudhën e burgut. 

Marsi i simuluar në Negev të Izraelit

Postuar në 19 Shkurt, 2018 15:08

Një grup kërkuesish izraelitë kanë përfunduar një eksperiment që simulon habitatin e Marsit. Eksperimenti është kryer në shkretëtirën e Negevit dhe konsiston në imitimin e kushteve në planetin e kuq. Vendndodhja e saktë është qyteti I izoluar i Mitzpe Ramon, që ka një peizash të ngjashëm me Marsin, por i afrohet atij edhe për nga gjeologjia dhe thatësira. Kërkuesit po studionin fusha të ndryshme që mund të jenë me rëndësi në një mision të ardhshëm në Mars përfshirë komunikimet satelitore, efektet psikologjike të izolimit, matje radioaktive dhe kërkimi për shenja jete në terren.

Kush po i blen pronat e Kishës Orthodhokse në Izrael?

Postuar në 27 Tetor, 2017 00:49

Gazeta izraelite “Haaretz” ka disa ditë që shkruan për një zhvillim që prek Kishën Orthodhokse në Jeruzalem dhe Patriarkun e saj, Theofil III.  Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shitjen e sipërfaqeve të mëdha pronash të Kishës për një çmim shumë të ulët dhe ndaj blerësve anonimë që janë të regjistruar në parajsat fiskale.

Dy zbulime shumë të rëndësishme për Neandertalin dhe njeriun modern

Postuar në 08 Qershor, 2017 09:36

Dy zbulime më të fundit mund të ndryshojnë mënyrën sesi është rrëfyer historia e njerëzimit, parahistorisë së tij dhe bashkëudhëtarit të zhdukur, Neandertalit.

Neandertali, jo vetëm jetë shpellash

Izrael, zbulohet sekreti i epilepsisë

Postuar në 06 Qershor, 2017 12:31

Një lajm i mirë nga Izraeli. Kërkuesit në universitetin Hebraik të Jeruzalemit mendojnë se kanë gjetur shkakun e epilepsisë, çrregullimi neurologjik që shfaqet në disa njerëz në formën e krizave akute. Eksperimenti është kryer me minjtë sipas një qasjeje që mund të japë një panoramë të mirë të shkaqeve të kësaj anomalie.

Një miliarder në pranga për korrupsion

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 22:14
Beny Steinmetz, pasuria e të cilit vlerësohej dikur në 8 miliardë dollarë është arrestuar në Izrael me akuzën e korruptimit në Afrikë, ku ai kishte disa miniera. Emri i tij doli në skandalin e Letrave Panameze, ndërkohë që në vitin 2007 u zbulua se ai kishte fshehur në një llogari bankare në bankën zvicerane HSBC 100 milionë dollarë. Pasuria e tij aktualisht vlerësohet në 1.3 miliardë dollarë. Një mik i ngushtë me Ehud Barak dhe Ehud Olmert, dy ish-kryeministra të Izraelit, Steinmetz është vënë nën pranga. 
 

Qendër e Përbashkët për Mbrojtjen Civile mes Izraelit, Greqisë e Qipros

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 16:28

Një tjetër hap në drejtim të bashkëpunimit të ngushtë në mes Greqisë - Qipros – Izraelit hodhen krerët politikë të tre vendeve me nënëhskrimin e dy marrëveshjeve, kryeministrat Aleksis Tsipras  e Benjamin Netanjiahi si dhe presidenti i Qipros, Anastasiadis. Të tre vendet vendosën ngritjen e qendrës së bashkëpunimit ndërshtetëror për Mbrojtjen Civile, një marrëveshje që kishte filluar  me dërgimin e zjarrfikëseve grekë në Qipro dhe Izrael.

Mossad raportoi për akte terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael, pjesë e grupit 4 të arrestuarit në Shkodër

Postuar në 08 Nëntor, 2016 13:41

Shërbimi sekret izraelit, Mossad ka raportuar për akte të mundshme terroriste në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Ky ka qenë thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani të premten e kaluar në Shkodër. Mësohet se ky shërbim kishte vënë në dijeni me anë të informacionit shkresor Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me “disa përpjekje që individë të caktuar po bënin për sigurimin e lëndëve plasëse, që do të tentohej të futeshin në stadiumin e qytetit të Shkodrës”.

Vdes Shimon Perez, arkitekti i marrëveshjes së Oslos për autonominë e Palestinës

Postuar në 28 Shtator, 2016 10:28

Ish-presidenti i Izraelit i vlerësuar me çmimin Nobel të Paqes, Shimon Perez ndërroi jetë në moshëm 93 vjeçare pas një goditje cerebrale në tru. Me vdekjen e tij Izraeli humbet një nga fizionimitë më të spikatura të politikës dhe diolomacisë. Ai konsiderohet një nga arkitektët e marrëveshjes së Oslos që i hapi rrugë autonomisë së palestinezëve në vitin 1990

Tensione në Izrael, ish-kryeministri Barak: “Kjo qeveri duhet rrëzuar, përpara se të na shkatërrojë të gjithëve”

Postuar në 21 Maj, 2016 15:13

Beniamin Netanyahu është tanimë nën akuzë publike për radikalizim të strukturave shtetërore dhe promovim të tensioneve sociale. Një ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Moshe Ya’alon dha dorëheqjen, ish-kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Ehud Baraka, deklaroi se vendi është infektuar me farën e fashizmit. Gazeta e njohur izraelite “Haaretz” referon një intervistë të Barak për Channel 10, ku ish-kryeministri shkruan se “ajo që ka ndodhur është kapja armiqësore e qeverisë së Izraelit nga elementë të rrezikshëm, Dhe ky është vetëm fillimi”.

Pages

Subscribe to RSS - izrael