Për Ehud Barak, Netanyahun dhe intrigat e politikës izraelite...
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert është rikthyer në vëmendje të debatit publik në Izrael me një libër biografik ku përmenden disa figura të njohura të jetës politike, përfshirë kryeministrin aktual, Beniamin Netanjahu. Pjesë të librit janë publikuar tashmë nga gazeta “Yedioth Ahronoth” dhe në to flitet edhe për periudhën e burgut.
E pyes veten vazhdimisht nëse e gjitha kjo ishte e nevojshme, nëse ishte e pashmangshme. A gabova vallë kaq rëndë në ndonjë fazë të karrierës sime publike saqë provokova këtë rënie të vetes…sa të burgosem
thuhet në libër.
Libri titullohet “Në vetë të parë”(In the first person) dhe pasazhet e sjella për gazetën izraelite nxjerrin në një dritë jo të mirë edhe ish-kreun e qeverisë, Ehud Barak, për të cilin Olmert rrëfen sesi në zgjedhjet e vitit 2006 “Barak mu lut që ta përfshija në listën e kandidatëve”.
E konsiderova kërkesën e tij, por u bë e qartë se ai po kërkonte një bazë për t’u ringritur dhe se përfshirja e tij do të dëmtonte lëvizjen time të re(Kadima)
citohet libri.
Refuzimi i kërkesës solli edhe vënien në punë të ligjësisë politike: Barak deklaroi për mediat se “Olmert është një gënjeshtar i certifikuar edhe nga gjykata”.
Për periudhën e burgut(16 muaj për korrupsion) Olmert sjell elementë interesantë si p.sh fakti se në burg ndodhej edhe ish-kreu i bankës më të madhe izraelite Hapoalim, Danny Danker, i cili ishte shumë i dhënë pas çokollatave. Danker ishte autoritet në burg dhe respektohej nga të gjithë, një status i çuditshëm për një ish-drejtues banke.
Olmert nuk kursen as bashkëshorten e kryeministrit aktual, Sara Netanyahu, që e akuzon për stilin e jetës, hedonizmin, mungesën e modestisë ku nuk mungojnë as dhuratat e shtrenjta nga të katër anët e botës.
“Nuk dua të zbuloj gjëra të sikletshme”, shkruan Olmer.
Sigurisht që nuk mund të mungojë një portret për Netanyahun.
Bibi është modeli. Të gjithë konkurentët janë si ai, flasin pothuajse si ai dhe shumë shpejt edhe do duken si ai
shkruan ish-kryeministri.
Ai pranon se lufta e dytë libaneze e vitit 2006 i hapi rrugë ngjitjes së Netanyahut që “nisi intrigat”, me ndihmën e ministrit aktual të Arsimit, Naftali Bennett.
Libri, për aq sa tregohet, ka interes për të kuptuar luftën për pushtet që nxori fitues të padiskutueshëm kryeministrin aktual.
Add new comment