Qendër e Përbashkët për Mbrojtjen Civile mes Izraelit, Greqisë e Qipros
Një tjetër hap në drejtim të bashkëpunimit të ngushtë në mes Greqisë - Qipros – Izraelit hodhen krerët politikë të tre vendeve me nënëhskrimin e dy marrëveshjeve, kryeministrat Aleksis Tsipras e Benjamin Netanjiahi si dhe presidenti i Qipros, Anastasiadis. Të tre vendet vendosën ngritjen e qendrës së bashkëpunimit ndërshtetëror për Mbrojtjen Civile, një marrëveshje që kishte filluar me dërgimin e zjarrfikëseve grekë në Qipro dhe Izrael.
Në të vërtetë, kryeministri grek nuk e ka fshehur krenarinë e tij për pilotët grekë të avionëve zjarrfikës, falë të cilëve qyteti Haifa shpëtoi nga zjarret e fundit shkatërruese.Një aspekt i veçantë i bashkëpunimit trepalësh është energjia. Kryeministri i Izraelit, foli për "interesa të përbashkëta", ndërsa presidenti i Qipros e karakterizoi këtë çështje si shtyllën e bashkëpunimit bilateral mes Izraelit dhe Qipros.
“Hidrokarburet Mesdheut duhet të jetë katalizator stabiliteti në rajon”- shtoi presidenti Anastasiadis. Nga ana e tij, kryeministri grek Tsipras tha se qëllimin i qeverisë së tij është që Greqia të bëhet qendër e tranzitit të gazit nga Izraeli dhe Qipro. Bashkëpunimi do të megjithatë do të shtrihet edhe në shumë fusha të tjera si kërkimit shkencor apo teknologjik. Anastasiadis dhe Tsipras iu referuan edhe situatës në rajonin e Mesdheut Lindor duke përmendur si kushte, sigurinë për qytetarët e Izraelit dhe krijimin e një shteti palestinez.
http://www.liberal.gr/arthro/99369/politiki/2016/dieurunsi-tis-sunergasi...
Add new comment