Mbrojtja Civile
Mbrojtja Civile e Italisë ndërpret konferencat live. Drejtori Borelli dyshohet si i prekur nga Co Vid 19
Mbrojtja Civile e Italisë ka njoftuar ndërprerjen e konferencës për shtyp që zhvillon çdo ditë në pra 18:00 pasi drejtori i saj, Angelo Borrelli duket se është prekur nga Co Vid 19. Ai njoftoi dje shenja temperature dhe i është nënshtruar testimit sërish, ndonëse e ka bërë tamponin ditë më parë dhe rezultoi negativ.
Mbrojtja Civile e Italisë: Numri i raportuar për çdo vend në varësi të klasifikimit të shkakut të vdekjes
Mbrojtja Civile e Italisë ka dhënë një sqarim për situatën më të fundit të pandemisë. Duhet thënë se përqindja e njerëzve të vdekur pa patologji është shumë e vogël. Të pyetur se përse një vend si Gjermania, një vend me moshim thuajse sa Italia, ka kaq pak të vdekur, përfaqësuesit në fjalë kanë deklaruar se çështja këtu është te klasifikimi i shkakut të vdekjes(minuta 20).
Pala italiane ka shtuar se në fund të krizës do të bëhet një analizë për të parë sesa me të vërtetë ky virus ka shkaktuar vdekjen. Më poshtë video e plotë e konferencës:
Qendër e Përbashkët për Mbrojtjen Civile mes Izraelit, Greqisë e Qipros
Një tjetër hap në drejtim të bashkëpunimit të ngushtë në mes Greqisë - Qipros – Izraelit hodhen krerët politikë të tre vendeve me nënëhskrimin e dy marrëveshjeve, kryeministrat Aleksis Tsipras e Benjamin Netanjiahi si dhe presidenti i Qipros, Anastasiadis. Të tre vendet vendosën ngritjen e qendrës së bashkëpunimit ndërshtetëror për Mbrojtjen Civile, një marrëveshje që kishte filluar me dërgimin e zjarrfikëseve grekë në Qipro dhe Izrael.