it
Jeff Bezos largohet nga Drejtor Ekzekutiv i "Amazon". Në detyrë një person nga IT
Jeff Bezos do të largohet nga detyra aktuale e Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë “Amazon” për të kaluar në pozicionin e Kryetarit Ekzekutiv. Njoftimi është bërë ndërkohë që kompania ka raportuar fitime prej 100 miliardë dollarësh. Pasues i Bezos në detyrën e tij të tanishme do të jetë Andy Jassy, personi përgjegjës për qendrat e të dhënave kompjuterike.
Kina, ambicie superfuqie edhe në fushën e IT. Plani 10 – vjeçar: 5.7 trilion dollarë konsum, shërbim interneti për 350 milionë njerëz më shumë
Qeveria kineze ka bërë të njohur së fundmi planin e saj dhjetëvjeçar në fushën e Teknologjisë së Internetit. Këshilli Shtetëror dhe Komiteti Qendror i Partisë Komuniste kanë zyrtarizuar draftin për strategjinë kombëtare të IT-së, që do të drejtojë politikën e qeverisë kineze në dekadën e ardhshme.
Zbardhet biseda e Saimir Tahirit me IT e ministrisë së Brendshme. Kush fshihet pas email-it kërcënues të Brigadave të Kuqe
Ore e kishe qarë atë email-in që më nise, po çu ngatërrove me Brigadat e Kuqe?
-Po shef, edhe kuqja ngjyrë e Allahut është
E di e di, po duket sikur po më kërcënojnë për fondacionin e Qemalit.
-Kujt po i shkon mendja për lulet e vjeshtës mor burr, jena fut në nëntor
Ka lidhje se në nëntor u formua Partia Komuniste, më del komplet nga konteksti, duhet të kishe gjet një emër tjetër.
“Ka operatorë IT që veprojnë ekskluzivisht me shtetin”. Inshallah na sqaron “transparenca.al”!
Deputeti socialist, Artan Gaçi, ka lënë të kuptohet përmes një interviste për “Report Tv” se prokuorimi i parave publike mbetet shumë problematik, ndonëse ka përmirësim. Ka patur një mbledhje me dyer të mbyllura të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ku është pyetur Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaji. Gaçi ka sqaruar në intervistë se problemet e përqendrimit të tenderave në pak duar është një problem serioz.
Pikëpyetjet e skandalit të serverit të tatimeve
Kallëzimi penal që biznesmeni Venigjer Begaj ka bërë për ish-drejtuesin e CEZ-it, Arben Seferaj, vendos në kushte të paqarta pushimin e hetimikt për serverin e tatimeve. Kjo pasi siç është bërë publike, biznesmeni Begaj ka deklaruar se në momentin e konstatimit të ndërhyrjes në servera, detyrimet e CEZ ndaj kompanisë së tij të matësave të energjisë, rezultonin të fshira. Mirëpo ky pretendim bie ndesh me përfudnimin hetimor të Prokurorisë, sipas së cilës nuka ka patuyr fshirje të të dhënave në serverin e tatimeve.