Zbardhet biseda e Saimir Tahirit me IT e ministrisë së Brendshme. Kush fshihet pas email-it kërcënues të Brigadave të Kuqe
Ore e kishe qarë atë email-in që më nise, po çu ngatërrove me Brigadat e Kuqe?
-Po shef, edhe kuqja ngjyrë e Allahut është
E di e di, po duket sikur po më kërcënojnë për fondacionin e Qemalit.
-Kujt po i shkon mendja për lulet e vjeshtës mor burr, jena fut në nëntor
Ka lidhje se në nëntor u formua Partia Komuniste, më del komplet nga konteksti, duhet të kishe gjet një emër tjetër.
-Po ti e ke lënë atë muhabetin e fondacionit që kur erdhën atë të Mjaft-it në parti, më shumë je marrë me xhamitë e Unazë së Re, këtë e dinë të gjithë që nga Lapraka në Kombinat.
Mirë o mirë po nuk e shkruaje dot me "ju" të vogël se respekti kuptohet që kur më the po për idenë që kisha. Ia cova dhe Fevziut.
-Ma mori mëndja shef po e vura re më pas, kur e kisha shpërndarë email-in, po them që nuk kuptohet se ata mund të kenë qenë shefa policie dhe e kanë rujt respektin për ty.
Nejse nejse, të shohim reagimet. Mbase duhet të shtoj edhe truprojat, po këta debilat që kam do e besojnë vërtet që po më kërcënojnë dhe do na bëjnë ndonjë skandal me këta hallexhinjtë që më vijnë për punë.
-E zgjidhim dhe atë, i themi Mimit të bëjë një stërvitje me dron nga Kodra e Diellit dhe nuk të qaset njeri afër shtëpisë
Mirë o mirë po duhet të luaj dhe pjesën, të mos ekspozohem shumë.
-Atë nuk e ke problem ti, je mjeshtër për t'u fshehur
Mirë mirë mos fol me njeri se ju të nxirrni bojën dhe hajt të dëgjosh ata llapaqenët e opozitës.
Add new comment