Pikëpyetjet e skandalit të serverit të tatimeve
Kallëzimi penal që biznesmeni Venigjer Begaj ka bërë për ish-drejtuesin e CEZ-it, Arben Seferaj, vendos në kushte të paqarta pushimin e hetimikt për serverin e tatimeve. Kjo pasi siç është bërë publike, biznesmeni Begaj ka deklaruar se në momentin e konstatimit të ndërhyrjes në servera, detyrimet e CEZ ndaj kompanisë së tij të matësave të energjisë, rezultonin të fshira. Mirëpo ky pretendim bie ndesh me përfudnimin hetimor të Prokurorisë, sipas së cilës nuka ka patuyr fshirje të të dhënave në serverin e tatimeve. Sot Begaj është marrë në pyetje në prokurori dhe ndër të tjera, sipas ABC NEWS ka bërë të njohura dokumentet që provojnë se ai ka vënë në dijeni për shkatërrimin e biznesit të tij të gfjithë drejtuesit e mazhorancës. Ky rast shumë i rëndë në vetvete, çon detyrimisht prokurorinë në nevojën për të rishikuar procesin hetimro që kreu për fshirjen e të dhënave në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Lind kjo nevojë për shkak se pretendimi i Begajt është një e dhënë e re në këtë drejtim. Këtu ka disa pikëpyetje që lidhen sidomos me raportimin e grupit të auditit të DPT-së, që çoi mandej në hapjen e procesit hetimor. Për ta shpjeguar, po sjellim këtu raportimin që bëri media në momentin e hapjes së çështjes: “Pasi është informuar nga punonjës të drejtorisë për anomalinë e ndodhur, drejtoresha e Tatimeve ka shkuar në zyrën e shefit të IT. Aty ajo ka gjetur shtetasin Renald Riska së bashku me dy persona të tjerë duke kryer veprime në kompjutera”, thanë burime të konfirmuara për gazetën “Panorama”. Sipas tyre, shefi i IT në Tatime, pasi kishte mësuar fshirjen e të dhënave nga sistemi, kishte thirrur dy specialistë të sektorit dhe kishte nisur punën në kompjutera për të mësuar çfarë kishte ndodhur. Pikërisht këtu nis incidenti: Shehaj ka dyshuar se ata nuk merreshin me difektin, por po e shkaktonin atë, ndaj dhe thirri sallën operative të policisë(http://www.respublica.al/content/episodi-i-fshirjes-së-serverit-të-tatimeve-keqkuptim-apo-diçka-shumë-e-rëndë). Nga ky raportim rezulton se ka qenë Briseida Shehaj që nga një raportim verbal ka vrapuar për në sallën e serverave dhe bazuar në atë që ka parë ka bërë kallëzimin. A mund të jetë kështu? Dhe a mundet që hetimi të bazohet në kësi lloj kallëzimesh? Jo, sepse DPT-ja ka audit dhe audit ka përgatitur një material shkreso për këtë gjë, drejtuar Tatjana Elezit. Një burim nga Ministria e Financave i tha “ResPublica” se akt konstatimi i Auditit, i përbërë nga vëllai i ministrit të Energjetikës, Panajot Gjiknuri dhe Emral Beqiri ka përcjellë pak a shumë këtë realitet: “...në mjedisin dhe pajisjet e IT u gjetën duke kryer veprime dy persona, të cilët u provua se nuk ishin as punonjës të IT-së se DPT-së dhe as punonjës të tjerë të administratës tatimore, për të cilën Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj. Brisida Shehaj, urdhëroi bllokimin menjëherë të sistemit dhe njoftoi organet kompetente të hetimit, të cilët u paraqitën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke filluar procedurat ligjore”. Kjo thuhet në një dokument që sipas burimit tonë quhet “Raporti Paraprak” i Auditit e që na bën me dije Auditi ka konstatuar disa të panjohur. Ish-shefi i IT-së, Renald Riska, i proceduar ka deklaruar se personat ishin të kontraktuar nga DPT-ja për çështjet e IT-së dhe ishin punonjës të IKUB. Përderisa aty ndodhej shefini IT-së, pse duheshin edhe punonjës shtesë nga një kompani private? Çfarë u konstatua që çoi shefin e IT-së dhe dy punonjës në dhomën e serverave? Pse nuk zbardhet atëherë kontrata dhe kërkesa zyrtare për thirrjen e tyre, por DPT-ja ndoqi rrugën e kallëzimit penal? Problemi më i madh këtu qëndron te Prokuroria e cila mjaftohet të thotë që nuk ka fshirje. Por në planin teknik do të duhet të qartësohet dhe verifikohet nëse ka kopjim të dhënash, modifikim apo edhe klonim? Riska para disa ditësh ka akuzuar hapur se grupi i auditit, Gjiknuri-Beqiri kanë klonuar të dhënat dhe kjo deklaratë duhet verifikuar. Çfarë ka deklaruar p.sh Gjiknuri dhe Beqiri para prokurorisë për kopjimin e të dhënave, modifikimin dhe klonimin e tyre? Të gjitha hallkat nxjerin në pah gropa të mëdha, mes të cilave gropa kryesore akuza e biznesmenit Begaj që sot kërkon gjyqeve paratë e veta. Skandali është i jashtëzakonshëm, pasi posedimi i databazës nga një person apo kompani private krijon kushtet për tjetërsimin e tyre, presione, apo shantazhe që cenojnë sigurinë. IKUB ka kontrata të ngjashme në disa institucionee, por nga ky rast është legjitime të pyesësh: si monitorohet puna e tij? Si kontrollohet ajo?
E mira e punës e do që vetë DPT-ja të përcjellë një raport teknik për gjendjen e të dhënave në servera pasi ka detyrimin krahas prokurorisë ta bëjë këtë. Përndryshe, heshtja edhe mbi këtë skandal është pohimi se në këtë vend asgjë nuk është e sigurtë më.
Comments
Prishja e Serverave, kryeskandal
Mos harroni, ose mos beni sikur harroni: eshte nder krimet me te paskrupulla te lidhura me korrupsionet qe kane ndodhur dhe ato qe do te ndodhin. Jane dokumenta me te cilet jo vetem ruhen intimitete e sekrete ekonomike private e shteterore, por mbi te cilat mund te sajohen edhe kercenime e gjoba.
Spartak Braho, ne mesnate tek Serverat?!
"U njoftova se po cenohej Siguria Kombetare" u shpreh ai, dhe, si gjithnje akuzoi Opoziten.
"Opozita akuzoi edhe ajo, mbase me te drejte, Brahon dhe te Tjeret, nje sekretar i Kryeministrit dhe Gjiknuri i Dyte, vellai i te Akuzuarit tanishem me CezCek.
Me se s'ben shtypi duhet te kerkoj ndjekjen e ketij skandali.
Kete duhet ta bente Opozita, por duket se ajo e shiti ceshtjen qe vete e nisi me buje te madhe. Ose, mbase Braho ka te drejte: ish njeriu i PD-se ne Serveret i ka prishur ai rregjistrimet dhe Pjeshka mire beri qe thirri policine!
Po te ishte keshtu: pse heshti Braho i Sigurise Kombetare?!
Per skandale te tilla, bje njeqind here qeveria.
Por kur ka Opozite dhe Pushtet te Katert.
Add new comment