IKMT
Shkarkohet kreu i IKMT-së
Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj, është shkarkuar nga detyra. Ismailaj largohet nga drejtimi i IKMT-së tetë muaj pasi pasoi në këtë detyrë Dallëndyshe Bicin. Vendimi për shkarkimin e tij motivohet me performancën e ulët dhe ankesat e shumta nga qytetarët dhe bizneset për veprime arbitrare.
Si mund ta kuptojë këtë lloj qeverisjeje një njeri normal?
Në Shqipëri ka nisur një aksion i ri. “Bregdeti ynë” quhet. Në krye policia që përmes titullarit politik të saj, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar dje se ka prishur 130 ndërtime pa leje nga Velipoja në Ksamil. Vetë ministri ka folur me optimizëm për këtë që po ndodh duke lënë të kuptohet se serioziteti sezonal në këtë vend është partneri besnik I groteskut shtetëror.
Shteti i Edit të gjobit fshehurazi
Nazif Lekli ka boshatisur shtëpinë e tij në Astir në pritje të kompesimit nga projekti i Unazës së re, por në vend të këtij njoftimi ai është përballur me një fletë gjobë nga IKMT-ja. Ai së bashku me të tjerë banorë të lotit të tretë në Unazën e Re, janë gjobitur me 5 milion lekë të vjetra me një vendim të prillit të vitit të kaluar, ndonëse kanë dokumentacion të rregullt.
Ka dalë gjoba më 29.6. 2020. Na ka ardhur gjobë për arsye të mungesës së dokumenteve të pronësisë. Unë i kam.
Unaza e Madhe në Shkozë, Avokati i Popullit: IKMT dhe ALUIZNI kanë shkelur ligjin
Avokati i Popullit po ndjek me shqetësim problemin e banorëve të Shkozës, të cilët janë prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një raport të veçantë për këtë çështje, ku ka konstatuar se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ALUIZNI ka konsumuar një sërë shkeljesh ligjore në veprimtarinë e tyre.
Eksperti pranë Avokatit të Popullit, Alket Jaupi, thotë se raporti ka evidentuar mungesë transparence nga ana e IKMT-së.
Tension në Jal, IKMT zbarkon për prishjen e ndërtimeve
Është shoqëruar me tension një aksion i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit në Jalë për shembjen e disa ndertimeve pa leje.
Banorët kanë kundërshtuar aksionin duke u shprehur se nuk janë njoftuar paraprakisht për shembjen e objekteve. Ata kanë theksuar se janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë. Në vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie. Këto janë edhe pamjet që vijnë nga Jala.
Shqipëria që DuaN/Gjoba dhe zvarritje për pronat në Theth. Dhe një zv.kryeministre që rrëshqet
Ja se çfarë raporton sot Televzioni Publik Shqiptar për atë që ndodh në Theth me certifikatat e pronësisë dhe natyrën rrëshqitëse të zv.kryeministres Senida Mesi:
Qeveria ndërhyn në Shkozë (Video)
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë këtë të marrë në Shkozë për prishjen e banesave që preken nga projekti për rehabilitimin e lumit të Lanës, pavarësisht kundërshtisë së fortë të banorëve.
Familjeve u është kërkuar zhvendosja e orendive për të vijuar më pas me shembjen e 123 shtëpive.
Projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës financohet dhe realizohet nga qeveria.
Ndërtimet pa leje, kur qeveria të tregon edhe ligjin edhe Maliqin
Policia ka nisur një aksion kombëtar për goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, duke u bërë jehonë arrestimeve që ka kryer në të gjithë territorin. Diçka e ngjashme me represionin ndaj debitorëve apo vjedhjesve të energjisë gjatë operacionit të famshëm për disiplinimin e pagesave ndaj OSHEE.
Ditët e fundit ka raportime për evidentimin e rreth 70 ndërtimeve pa leje dhe dhjetra të arrestuarve. Për të kontrolluar çdo abuzim mbi territorin, qeveria ngriti Inspektoriatin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, i cili për 4 vjet veproi nën urdhërat e Dallëndyshe Bicit.
Ndjekje penale për Dallëndyshe Bicin, prishi hotel me leje në Pogradec
Prokuroria e Pogradecit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, Kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, si edhe Drejtuesin e Njësisë Operacionale të këtij institucioni, Fatmir Meta. Dy zyrtarët akuzohen se kanë prishur në mënyrë të paligjshme një ”Bar-Restorant” me sipërfaqe 450 m2, në zonën e liqenit të Ohrit, në ish-komunën Udënisht.
Nevoja për spektaklin e shpërthimeve me C4 (Video)
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të shtunën prishjen e një objekti 4-katërsh në Sarandë. Shpërndarja e videove të tilla nisi qyshkurse Aleanca për Shëqipërinë Europiane mori drejtimin e vendit, duke u provuar me pamje shqiptarëve vendosmërinë për barazinë para ligjit. Spektakli me shpërthimet me C4, përfshiu disa ndërtesa në Tiranë dhe Vlorë, në kuadër edhe të programit të qeverisë për pastrimin e Shqipërisë nga ndërtimet pa leje. Ndonëse një shoë me difektet e veta, u pranua si një autoreklamë për t’i dhënë autoritet shtetit.