Tension në Jal, IKMT zbarkon për prishjen e ndërtimeve
Është shoqëruar me tension një aksion i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit në Jalë për shembjen e disa ndertimeve pa leje.
Banorët kanë kundërshtuar aksionin duke u shprehur se nuk janë njoftuar paraprakisht për shembjen e objekteve. Ata kanë theksuar se janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë. Në vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie. Këto janë edhe pamjet që vijnë nga Jala.
Sipas njoftimit janë 7 godina nder to lokale dhe banesa që do prishen sot ne gjirin e Jales. Më shumë detaje rreth situatës në Jalë do të kemi në edicionet e ardhshme informative.
Në mbështetje të banorëve kanë dalë deputetet e PD te Vlores. Deputetet Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj do thanë se prishja e banesave bëhet per interesa te klienteve te Rames.
Add new comment