jal
Po na vriten vipat...
Mediat raportojnë se gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal në Jal të Vunoit ka patur përplasje me armë mes dy grupeve. Në fillim grupet janë konfrontuar fizikisht, por pastaj kanë krisur armët dhe për rrjedhojë, siç shkruajnë këto media, “klientët e lokalit VIP” janë futur poshtë tavolinave.
Tension në Jal, IKMT zbarkon për prishjen e ndërtimeve
Është shoqëruar me tension një aksion i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit në Jalë për shembjen e disa ndertimeve pa leje.
Banorët kanë kundërshtuar aksionin duke u shprehur se nuk janë njoftuar paraprakisht për shembjen e objekteve. Ata kanë theksuar se janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë. Në vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie. Këto janë edhe pamjet që vijnë nga Jala.
Marshi i LSI-së në Jal: Saje Qorri ku je ti, Edi Rama të shiti ty!(video)
Të rinjtë e LSI-së janë angazhuar për të rrëzuar qeverinë. Mediat përcjellin një video ku shihen adoleshentë që betohen nën thirrje me tone luftarake kundër qevrisë. Në një rreshtim ushtarak, por të veshur me rroba mbrëmjeje, këta të rinj I betohen për “luftë” “Burrneshës”, mesa duket zonjës Kryemadhi.
Nuk dihet nëse është takim humoristik, apo LSI-ja është inatosur vërtet, por duhet thënë se kjo vetëm normale nuk duket.
Një mirënjohje e pazakontë për LSI-në dhe çiftin Meta-Kryemadhi
Në përgjithësi deputetë të Partisë Socialiste janë treguar të rezervuar me konsideratat për Ilir Metën, nisur edhe nga rryma e intesave të pushtetit që në këtë parti lidhet drejtëpërdrejt me kryetarin Edi Rama. Nëse do t'i referohemi kohës kur Ilir Meta bashkëqeveriste me Sali Berishën, moria e epiteteve për kryetarin e LIS-së ishin zyrtarisht edhe parrulla të protestave antiqeveritare kundër “hajdutit me bllok”, siç etiketohej Ilir Meta në atë kohë nga kori i politikës socialiste.