Nevoja për spektaklin e shpërthimeve me C4 (Video)

Postuar në 05 Mars, 2016 19:28

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të shtunën prishjen e një objekti 4-katërsh në Sarandë. Shpërndarja e videove të tilla nisi qyshkurse Aleanca për Shëqipërinë Europiane mori drejtimin e vendit, duke u provuar me pamje shqiptarëve vendosmërinë për barazinë para ligjit. Spektakli me shpërthimet me C4, përfshiu disa ndërtesa në Tiranë dhe Vlorë, në kuadër edhe të programit të qeverisë për pastrimin e Shqipërisë nga ndërtimet pa leje. Ndonëse një shoë me difektet e veta, u pranua si një autoreklamë për t’i dhënë autoritet shtetit. Pas një pauze jo të vogël, IKMT nisi sërish serinë e shpërthimeve me tritol. Të shtunën sasia e tritolit u vendos në një godinë 4-katëshe në Sarandë, si pjesë e një operacioni në kuadër të investimeve publike në infrastrukturën rrugore të bashkisë së qytetit te Sarandes. Për ndërtesën e shembur te shtunen IKMT thotë se i ka kryer shpronesimet. Edhe për prishjen e ndërtesave me leje shteti fut në zbatim të njëjtën strategji, servirjen e pamjeve të shpërthimeve me tritol për publikun. Paradoks po të shohësh vijën bregdetare të Sarandës që është e mbuluar nga betoni dhe që qeveria ende nuk ka kërcitur asnjë çekiç.

SHPERTHIMI NE SR by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.