Shqipëria që DuaN/Gjoba dhe zvarritje për pronat në Theth. Dhe një zv.kryeministre që rrëshqet
Ja se çfarë raporton sot Televzioni Publik Shqiptar për atë që ndodh në Theth me certifikatat e pronësisë dhe natyrën rrëshqitëse të zv.kryeministres Senida Mesi:
Prej 27 vitesh kërkojnë tapitë e pronave, të trashëguara nga të parët e ku kanë lindur edhe vetë. Por banorët e Thethit turistik, në vend të një zgjidhje për këtë shqetësim madhor, janë përballur javët e fundit me gjoba e proçedime nga Policia e Shtetit dhe IKMT për kullat që kanë rikonstruktuar. Të gjendur përballë një fakti të tillë ata kërkojnë zgjidhje, pasi vlera e gjobave ka shkuar në 200 milionë lekë.
Pjeter Markut të cilit 2 javë më parë ju dogj shtëpia e të vëllait, thotë se sot ai s’mund ta rikonstruktojë edhe pse ka kërkuar leje.
Këshilltari bashkiak Mark Rupa e quan një skenar të dyfishtë të qeverisë këtë që po ndodh, dhe jep edhe argumentat e tij.
Institucionet nuk japin nje zgjidhje konkrete. Zëvendës kryeministrja Senida Mesi shmanget, teksa thotë se Thethi do të jetë prioritet nga qeveria, ku pjesë e rëndësishme është edhe përfundimi i rrugës.
Ndërsa numri një i bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, është e qartë teksa thotë se pa certifikatë pronësie, nuk mund të japë leje ndërtimore.
Një përfaqësi e banorëve të Thethit u takua me kryetaren e bashkisë Shkodër dhe Prefektin për t’i shprehur shqetësimin e tyre, e duke kërkuar zgjidhje. Takimi me vendorët u zhvillua pa praninë e mediave
A nuk ngjan sadopak kjo sjellje me atë që ndodh në Himarë? Si shpjegohet që aty ku ka interes ekonomik shfaqen befas probleme pronësie dhe zvarritje nga qeveria/të? Ndoshta “Shqipëria që Duam” ka tjetër kuptim nga ajo që mund të jetë kuptuar deri më tani dhe atë do ta marrim vesh të gjithë rrugës, duke e pësuar rast pas rasti.
Comments
Rk
Habitem me te gjithe median!
Jo vetem ne Theth apo Himare ku ka interesa ekonomike, certifikatat e pronesise nuk jepen as ne zonat me te humbura.
Dhe akoma me keq, te gjitha "partite" nuk flasin fare per kete problem!
Sonila Gegprifti Qato ishte 4 vjet Drejtore e Agjensise Trajtimit te Prones dhe nuk dha as njezet Certifikata Pronesie!!!
Nuk ekzsiston asnje kritike ndaj saj si nga "pozita" ashtu dhe nga "opozita"!!!!!!!!!
Per punen e kryer me "sukses" , e kane emeruar Ministre te Biznesit!
Nuk i del emri kerkund as nga Rama as nga "i djathti" berisha!!!!!!
Rama u be me shpi ne Surrel! A ka apo ka pasur Certifikate Pronesie?!
berisha me kulle ne Vicidol dhe vile ne gjirin e Lalezit, po ky i ka Certifikatat?!
Po meta dhe monika?!
Add new comment