Gjykata Kushtetuese
Seancë e hapur në Gjykatën Kushtetuese për Teatrin Kombëtar
Gazeta “Panorama” njofton se seanca gjyqsore për ligjin e posaçëm që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet e hapur në Gjykatën Kushtetuese.
Shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton. Shumica keqpërdor Arta Vorpsin, i drejtohet Venecias për betimin te noteri
Shumica socialiste kërkon më shumë kohë që të hetojë për shkeljet e presidentit të Republikës Ilir Meta. Ndonëse hetimi në këtë pikë konsiston vetëm në shqyrtim aktesh, Komisioni Hetimor nuk ndihet gati të bëjë një raport përfundimtar. Tallja me mbarë vendin në këtë pikë arrin kulmin me faktin se në objekt hetimi do përfshihet edhe situata e krijuar mes Presidentit dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Dvorani në dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Modeli "Vorpsi" bëhet ligj kundër Kushtetutës. Betimi i njoftohet Presidentit, nuk bëhet para tij!!!
Sot raportohet se shumica personale e Edi Ramës ka futur në procedurë amendimin e ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit synon të zgjidhë, përmes tejkalimit të Presidentit, çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Thuhet në draft:
Pasi rregullove zgjedhjet, mësoji si të shkarkojnë Presidentin!
Lajmi që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha se në BE janë të pasigurtë për pasojat e vettingut në Shqipëri konfirmon në rrugë të tjera për katastrofën që quhet reformë në drejtësi. Zoti Zaev thotë se në Maqedoni aplikimi i vettingut në formën e një lloj revolucioni kulturor u refuzua.
Pra Shqipëria është përdorur si eksperiment, por se nga shumica aktuale për të emëruar në drejtësi njerëzit e vet, se nga zyrtarët e BE-së, kjo nuk është e qartë.
Eksperimenti me Gjykatën Kushtetuese, tre anëtarë pa përvojë në gjyqësor
Prej disa ditësh vazhdon tashmë debati për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Debate është përqendruar mbi afatet e dekretimit nga presidenti, organin e emërtesës, ishte Arta apo Marsida. Hollësi padyshim të rëndësishme, por që kanë anashkaluar një tjetër aspekt.
Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese është përditësuar përbërja e saj duke përfshirë si gjyqtarë përveç Vitore Tushës dhe Besnik Muçit edhe tri kandidatet e reja, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.
Zonja Vorpsi ngatërron Presidencën me Telebingon
Veprimi i sotshëm i Arta Vorpsit për të kryer betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese para noterit, është vetëm një epsiod i radhës në serinë e atyre akteve që karakterizojnë shumicën aktuale.
Paralajmërimi: Fondi i Solidaritetit shkon në Kushtetuese nëse bëhet ligj
Biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan sot në gazetën “Panorama” se nëse fondi i solidaritetit që është propozuar nga Kryeministri Edi Rama në takimin e fundit me disa biznesmenë do të kthehet në ligj, atëherë ai do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.
Versioni presidencial për reformën në drejtësi/Pse u bllokua krijimi i Gjykatës Kushtetuese?
Ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi u miratuan në 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit. Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED), bën vlerësimin, renditjen dhe listimin e kandidatëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhen apo emërohen nga lista e hartuar nga KED, ku:
Z. Palmer e kanë keqinformuar. Gjykata Kushtetuese nuk mund të shqyrtojë zgjedhjet lokale
Në një intervistë të dhënë për VOA zëvëndës ndihmës Sekretari i Shtetit z. Palmer u shpreh se data e zgjedhjeve është data 30 qershor dhe më pas, me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, palët mund të ankohen tek kjo gjykatë, e cila nëse vëren parregullsi mund të vëndosë ripërsëritjen e zgjedhjeve. Tek kjo frazë e fundit u kapën në fillim politikanë (postimi i z. Vasili në Facebook p.sh), më pas analistët dhe në fund u bashkuan edhe disa juristë.
Kryeministri: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë u pastruan nga llumi. Gabimi, jo i yni, por i sistemit
Thotë kryeministri në intervistën e sotme në TVSh:
E mbajmë mend sesi dikur kërkonte falje për ndryshimet e Kushtetutës, sesi deklaronte se përgjegjësia për aleancën me Ilir Metën ishte e tija. Sot zotëria po bën reformë, po pastron hauret e Avgjisë që i kishte krijuar me duart e veta. A mundet të ketë një njeri serioz që t’i besojë këtij zotërie?