gjoba
Nikollaq Neranxi shpreson vetëm në Facebook/Kryeministri i dërgon letër falënderimi, OSHEE-ja e gjobit fshehurazi
Nikollaq Neranxi, biznesmen i njohur dhe ish-deputet i së majtës, poston në profilin e kompanisë së tij me të njëjtin emër, në Facebook, një rast ku si protagonist është OSHEE-ja dhe arbitrariteti i saj. Sqaron vetë biznesmeni: “OSSHE ky hajdut i madh i biznesit dhe i qytetarëve! Të dashur miq! Duam të denoncojmë publikisht një vjedhje të turpshme që një kompani shtetërore kërkon t'i bëjë Kompanisë "Neranxi", natyrisht më pas do ndjekim rrugët ligjore, aty ku në fakt jami fare të pashpresë, sepse nuk mund t'i thuash hajdutit, kape hajdutin.
Sa na kushton keqqeverisja dhe gjykatat: gjobë 5.3 milionë euro nga Strasburgu për çështje pronash
Vendimet e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë, apo zvarritja që qeveritë shqiptare i kanë bërë kompensimit, po i kushtojnë shumë Shqipërisë edhe në planin financiar. Vetëm së fundmi, Gjykata e Starsburgut ka gjobitur vendin tonë me 5.3 milionë euro, një vendim i marrë më 10 nëntor të këtij viti.
Zbythet qeveria. Burgu për kuponin, opsion sekondar. A ka ndikuar kjo qasje në klimën e biznesit?
Mazhoranca ka bërë një lëshim për sa i përket trajtimit të “kuponit tatimor”. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve mazhoranca ka rënë dakord që të tërhiqet nga “vendimi për ta trajtuar si vepër penale “moslëshimin e kuponit tatimor”, por u tërhoq nga propozimi i saj i parë për të dënuar menjëherë me 3 vite burg këtë vepër”. Pra në fillim do dënohesh me gjobë dhe pastaj me burg. Por PD-ja mendon se kjo zgjidhje është e gënjeshtërt dhe nuk i përgjigjet synimeve të një ligji në rregullimin e një aktivteti.
Antiinformaliteti, gjobiten 4.000 biznese me vlerë1.5 milionë euro
Aksioni antiinformalitet gjatë 23 ditëve të para ka gjobitur 4.400 biznese në të gjithë vendin. Sipas “Gazeta Shqiptare” vlera e gjobave arrin në 1.5 milionë euro. Në total rezultojnë të jenë rreth 61.000 subjekte të kontrolluara, nga të cilat, rreth 5.500 janë gjetur me shkelje dhe për 4.400 është vendosur masa e gjobës. Inspektorët e Tatimeve kanë gjetur biznese me mall pa faturë, të cilin e kanë sekuestruar, subjekte me punonjës të padeklaruar dhe subjekte të paregjistruara.
Standardi shqiptar: Paguani gjobat. Për ankesat flasim
Flitet për gjoba dhe për disiplinim të biznesit. Mirëpo nga fjalët në realitet ka shumë diferencë. Ja një shembull se çfarë ndodh në praktikë me biznesin dhe autoritetet. “1. Kam deklaruar me një ditë vonesë xhiron e vitit 2014;
2. Më ka dalë gjobë 10 000 lekë sipas ligjit.
3. Kam bërë apelim të Drejtoria e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe përgjigja ka qenë: nuk mund të bësh apelim pa patur një vlerësim tatimor.
"Gjykata Administrative rrëzon rivlerësimin tatimor për Bankers Petroleum”, shkruan “Monitor”
“Monitor” shkruan për një frymë paniku mes radhëve të biznesit të madh për shkak të invazionit të tatim-taksave. Fjala është për kontrollet e shtuara në kuadër të luftës kundër evazionit dhe informalitetit. Mes të tjerave, revista në fjalë raporton, duke iu referuar burimeve, se ankesat e shumta të biznesit të madh në Gjykatën Administrative, kanë sjellë disa ndryshime të rivlerësimit të bërë nga Drejtoria r Tatimeve. “Bankers Petroleum mësohet se ka marrë të drejtë nga Gjykata Administrative, pasi ishte ankuar për një rivlerësim tatimor nga ana e Drejtorisë së Tatimeve.
Për një marrëdhënie të re, pa gjobëvënie*
Këto kohë ka shumë përbaltje dhe armiqësi ndaj biznesit në Shqipëri. Në fakt, jo vetëm ndaj biznesit, por e gjithë atmosfera është e tillë. Qeveria mund ta quajë një proces pastrimi, është afërmendsh që për të bërë atë do të duhet në fillim të nxjerrë në dritë se sa pis është. Por ai nuk mund të jetë i njëanshëm. Nëse jeton në llum nuk mund të pretendosh se vetëm ti je i pastër. Ne nuk mendojmë se jetojmë në llum, por qeveria mendon se ajo është e bardha e çdo gjëje, duke e ngjyrosur me të zezë këtë vend.
Video/Gjoba me hamendje
Sistemi elektronik i Tatimeve gjobit masivisht bizneset, Cani kërkon falje
90 për qind e bizneseve janë dënuar me gjobë nga Dega e Tatimeve për mosdeklarim në afat të deklaratave tatimore. Ministria e Financave ia njeh si gabim sistemit që ka nisur aplikimin që në muajin janar të këtij viti.
Në një relacion dërguar kuvendit, Ministria e Financave argumentoi se gjobat masive u prodhuan në periudhën kohore që përkon me përshtatjen e tatimpaguesve me sistemin e ri, ndaj është propozuar edhe falja e tyre.
Mjetet e sekuestruara nga Policia Rrugore, do të shiten në ankand...Nëse nuk paguhet gjoba
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, sqaron në një intervistëpër gazetën “Shqip” paralajmërimin e bërë për sekustrim të mjetit nëse nuk ke paguar gjobat. Tola thotë se në të vërtetë bëhet fjalë për zbatimin e ligjeve në fuqi, të cilat mesa duket ishin neglizhuar. “Në nenin 203 të Kodit Rrugor (më duhet ta citoj për të mos krijuar “keqkuptime”), sanksionohet fjalë për fjalë: 1. “… Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda pesë ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë.