Sistemi elektronik i Tatimeve gjobit masivisht bizneset, Cani kërkon falje

Postuar në 22 Shtator, 2015 10:40

90 për qind e bizneseve janë dënuar me gjobë nga Dega e Tatimeve për mosdeklarim në afat të deklaratave tatimore. Ministria e Financave ia njeh si gabim sistemit që ka nisur aplikimin që në muajin janar të këtij viti.
Në një relacion dërguar kuvendit, Ministria e Financave argumentoi se gjobat masive u prodhuan në periudhën kohore që përkon me përshtatjen e tatimpaguesve me sistemin e ri, ndaj është propozuar edhe falja e tyre.
Sipas revistës "Monitor" dikasteri i Canit ka evidentuar se, vënia e gjobave në mënyrë kaq masive cenon besimin e tatimpaguesve ndaj administratës tatimore dhe reduktimin e nivelit të vetëdeklarimit të detyrimeve tatimore dhe së fundi numri i apelimeve është shumë i madh në një kohë shumë të shkurtër, gjë që sjell pamundësi nga ana e Drejtorisë së Apelimit Tatimor për shqyrtimin e të gjitha këtyre ankesave
Gjithashtu Ministria e Financave pranon se periudha ishte e shkurtër që tatimpaguesit u vunë në dijeni për sistemin e ri online , duke prodhuar pamundësinë e kryerjes së deklarimeve në periudhën janar 2015, gjë e cila solli dënimin me gjoba të shumta për tatimpaguesit.
Në nenin 22 të projektligjit të procedurave tatimore është shtuar një nen i ri, neni 133/1, ku propozohet që tatimpaguesve, të cilët me implementimin e sistemit të ri të iT, edhe pse nuk kanë pasur përgjegjësinë tatimore për një tatim apo taksë të caktuar, janë ngarkuar me këtë përgjegjësi dhe për pasojë janë evidentuar si debitorë pranë administratës tatimore, u falen gjobat dhe interesat e përllogaritura.
Me fillimn e zbatimit të sistemit të ri të iT së administratës tatimore u ngrit shqetësimi lidhur me dënimet që iu janë vënë tatimpaguesve në momentin e vënies në funksion të sistemit tatimor C@TS. Për sa i përket vitit 2014 janë nxjerrë 2.550 vendime dhe vetëm për periudhën prill-maj 2015 janë adresuar pranë kësaj drejtorie 4.582 ankime, periudhë e cila përkon me përdorimin e këtij sistemi. Dënimet janë aplikuar për sa më poshtë:
Me implementimin e sistemit të ri tatimor dhe ndryshimet e legjislacionit, tatimpaguesit duhet të deklarojnë tatimin në burim çdo muaj (edhe në rastet me vlerë 0), ndryshe nga si veprohej më parë. Për këtë arsye janë vënë penalitete për mosdeklarim të detyrimeve tatimore.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shqiptarce. Paguaj maskara. Kemben ne fyt. Populli ri i tulatur. Mire te na behet. Rrofte Ripjellja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.